2.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Balluku për aeroportin “Flatrat e Veriut”: Dje kemi marrë konfirmim nga NATO për sigurinë teknike

Janë ulur gjatë ditës së sotme 4 avionë të WizzAir në aeroportin e Kukësit.

Të pranishëm në uljen e avionit të parë kanë qenë kryeministri Edi Rama dhe disa prej ministreve të kabinetit të tij, ndërkohë që fjalën e rastit e ka mbajtur Belinda Balluku.

Sipas saj aeroporti i Kukësit është certifikuar dje dhe nga NATO, duke treguar se ai plotëson të gjitha kushtet e sigurisë.

“Një element i rëndësishëm të zhvillimit të aviacionit. Ky është një aeroport rajonal që mbulon nevojat e shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Dje kemi marrë një konfirmim nga NATO për këtë aeroport, është pjesë e certifikuar e logjistikës së NATO-s, kjo tregon se ky aeroport plotëson të gjitha kërkesat e sigurisë teknike”, tha Balluku.

“Kompania WizzAir ul avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar “Flatrat e Veriut”, për të nisur në maj operimin e pandërprerë, me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë. Punë dhe durim”, njoftoi Rama më herët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT