11.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Kryetari i Kuvendit të Serbisë Daçiç: Do të kandidoj për president të Serbisë, por jo kundër Vuçiç

Kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe lideri i SPS-së, Ivica Daçiç, së fundmi ka deklaruar se nëse Alekdandër Vuçiç nuk do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale do të jetë kandidat për president të Serbisë.

Ndër të tjera në një intervistë për mediat, Daçiç ka folur dhe në lidhje me vendimin që të kenë një listë zgjedhore ndaras nga SNS-i i Vuçiqit.

Gjithashtu Daçiç ka paralajmëruar se Kuvendi i Serbisë do të shpërndahet më 15 shkurt, ku pritet që të shpallen zgjedhje të parakohshme.

“Duhet të shpall zgjedhjet presidenciale më 2 mars. Sot është miratimi i ligjeve zgjedhore për të cilat kemi rënë dakord me opozitën, të cilat mundësojnë kontroll të gjerë të procesit zgjedhor. Nuk morën pjesë vetëm Dragan Gjilas dhe Vuk Jeremiç”, tha kreu socialist i Serbisë.

Ai kujtoi se koalicioni SNS dhe SPS vazhdon prej 10 vitesh dhe theksoi se janë krenarë për rezultatet që kanë arritur.

Daçiç ka shpjeguar edhe pse po garojnë të ndarë në zgjedhjet parlamentare.

“Matematikisht fitojmë më shumë nëse dalim në dy lista. Këtu nuk ka probleme, por është një vendim politik racional. Rëndësi ka që çdo gjë të shkojë mirë dhe dikush të mos thotë nesër se zgjedhjet janë jolegjitime. Tashmë opozita pretendon se do të fitojë. Por, edhe po përgatiten për demonstrata. Kjo është sjellje e panatyrshme”, është shprehur ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...