26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Arrestohet në kufi 41-vjeçari nga Korça, ishte dënuar me burg nga gjykata

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Korcës pasi ishte i dënuar me 1 muaj burg. Ndaj shtetasit Xh.H rëndon akuza e “mosdhënia e mjeteve për jetesë”. Një 25-vjeçar u vu në pranga pasi u kap me kanabis me vete. Dy të tjerë po ashtu janë proceduar pasi gjatë kontrollit të policisë u kapën me doza kanabisi.

Policia e Korcës ka nisur procedim ndaj një tjetër shtetasi pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në magazinën në përdorim të këtij shtetasi, u konstatua ndërhyrje dhe dëmtim në rrjetin elektrik.

NJOFTIMI
Qarku Korçë

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 2 dhe shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Xh. H., 41 vjeç, banues në fshatin Spolat, Lushnjë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar këtë shtetas me 1 muaj burg për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”. Veprimet e mëtejshme u kryen nga Komisariati i Policisë Divjakë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të shtetasit S. R., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas në lagjen nr. 16, Korçë, nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe duke u larguar me vrap, ka hedhur në tokë një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Po nga këto struktura, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” për shtetasit Gj. Sh., 29 vjeç dhe A. Ç., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.6, Korçë, gjatë kontrollit fizik të këtyre shtetasve, shërbimet e policisë iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale secilit prej tyre, nga një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu filloi procedimi penal dhe u bë shpallja në kërkim për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, për shtetasin A. R., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 8, Korçë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në magazinën në përdorim të këtij shtetasi, u konstatua ndërhyrje dhe dëmtim në rrjetin elektrik.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...