29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ps asnjë reagim zyrtar për dënimin e ish Ministrit Tahiri, Rama lajmëron konferencë

Kryeministri Edi Rama do të japë sot një konferencë për mediat në orën 11:30 në Kryeministri. Rama do të shoqërohet nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.

Por nuk dihet ende nëse kryeministri Rama do të flasë apo jo për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ky i fundit u dënua dje nga Apeli i GJKKO-së, me 3 vite e 4 muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Rama ka zgjedhur që të mos bëjë asnjë koment për arrestimin e ish-ministrit të tij, të cilin e ka quajtur më të suksesshmin e mandatit.

Derimë tani të kursyer kanë qenë dhe ish-kolegët e Saimir Tahirit, ku asnjë prej socialistëve nuk ka guxuar të hedhë disa rreshta pro apo kundër tij, apo qoftë edhe për të përshëndetur drejtësinë e re, që e kanë trumbetuar prej kohësh.

Në ndryshim nga Rama dhe qeveria e tij socialiste, ambadorja Yuri Kim, përdori dënimin e Tahirit për të thënë se tashmë askush nuk është mbi ligjin në Shqipëri.

“I bëjmë thirrje institucioneve gjyqësore që të vazhdojnë të demonstrojnë se askush, pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë, nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri”, shkruan Yuri Kim ne Twitter.

I vetmi politikan i lartë që reagoi gjatë ditës së djeshme ishte kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili shkruante:

Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin dëshmon sa të vërteta kanë qenë akuzat e PD për përfshirjen e ish-Ministrit të Brendshëm në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Faktet e përfshirjes së tij në një grup të strukturar kriminal janë dëshmi e qartë se në krye të bandës është Edi Rama, njeriu që e emëroi, mbrojti dhe përdori çdo mekanizëm për të zvarritur dënimin e vartësit të tij. Saimir Tahiri dhe Lefter Koka janë vetëm dy nga hallkat e zinxhirit të krimit dhe korrupsionit që ka për autor dhe zbatues Edi Ramën!

Ndërkohë që Tahiri, i cili u dërgua mbrëmë në ambientet e 313 do të shkruante pak pas dhënies së vendimit në Apelin e GJKKO se dënimi i tij me 3 vite e 4 muaj burg ishte i padrejtë, dhe se ai detyrën e ka kryer me mjaft pasion dhe dëshirë.

“Ju dua shume te gjitheve! Me vjen keq qe shkoi keshtu. Jam moralisht i qete, nuk kam shkelur kurre ligjin, kam dashuruar cdo dite te punes sime, jam i lumtur qe kam bere detyren sic me mire munda.

Eshte thjeshte PADREJTESI!”, shkruante Tahiri. Ndërkohë që vetë avokati i tij Maks Haxhia, përveç kërkesës për dy paketa cigare që u bë menjëherë virale në rrjet, tha se vendimi i Apelit do të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që e konsideroi procesin të montuar me qëllim njollosjen e Tahirit.

Mbetet për tu parë nëse ish-ministri do të zgjedhë të flasë dhe të japë emra me të cilët ka bashkëpunuar, apo ka punuar për llogari të tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...