29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Shqipëria dhe SHBA do të jenë bashkëpenëmbajtes në çështjen e Ukrainës” Rama nis konferencën

Kryeministri Edi Rama nisi konferencën për mediat duke deklaruar se Shqipëria dhe SHBA do të jenë bashkëpenëmbajtes në çështjen e Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB.

Gjatë në një konferencë për mediat, Kryeministri Edi Rama ka treguar pozicionin e shtetit shqiptar për konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë.

Edi Rama në konferencën për mediat:
“Kemi marrë konfirmimin përfundimtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit se dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtesë në Këshillin e Sigurimit në OKB për çështjen e Ukrainës. Në arenën ndërkombëtare Shqipëria vlerësohet për karakterin qëndrueshmërinë por vlerësohet edhe për aftësinë në luajtjen e rolit që i takon si një vend që promovon paqen, promovon sigurinë, si një vend që është anëtar i NATO-s dhe në anën tjetër është një vend me pozicion të spikatur në rajonin tonë. Anëtarësimi i Shqipërisë në këshillin e sigurimit në çështjen e Ukrainës. Krijimi i këtij çifti SHBA – Shqipëri në Këshillin e Sigurisë për të qenë penë-mbajtës është ndërmarrë për të garantuar një angazhim aktiv dhe të vazhdueshëm me nisma konkrete nga dy vende partnere të ngushta me këtë proces, gjë që konfirmon qartësisht pozicionin e vendit tonë. Duke qenë aktiv ndaj një çështje kaq akute si kjo e Ukrainë por edhe të gatshëm për punë konkrete në arenën e marrëdhënieve ndërkombëtare, ne përkufizojmë në sytë e të gjithëve atë që dëshirojmë të jetë roli ynë një forcë që kontribuon për të mirën. Jemi shumë të emocionuar nga ky zhvillim sepse është kurorëzim i një përpjekjeje dhe jo fundi por kurorëzim në vazhdën e mundimit për të bërë që Shqipëria të qëndrojë në nivel krejt tjetër në nivelin ndërkombëtar”, u shpreh Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...