29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Gjykata lë në burg noteren,vidhte paratë e klientëve nnga kontratat e shit-blerjeve

Arrest me burg ka caktuar gjykata e Tiranës për noteren Rezarta Koçi, e arrestuar dy ditë më parë për mashtrim dhe shpërdorim të detyrës. Gjyqtari Sokol Tona ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke e lënë në burg Koçin të paktën deri në përfundim të hetimit.

Noterja u arrestua nga policia pasi ajo u vidhte paratë klientëve që zgjidhnin atë për të bërë kontratat noteriale të shit-blerjeve të banesave apo bizneseve të tjerë. Hetimet kishin nisur pasi 4 kallëzimeve që ishin bërë nga qytetarë te ndryshëm ndaj noteres, por sipas informacioneve ajo është arrestuar vetem per një prej tyre, ku ishte kallëzuar për mashtrim.

Pas kallëzimeve nga qytetarët nga hetimet ka rezultuar se noteria 40 vjeçare, gjatë kohës që përgatiste dokumentacionin, nuk hapte llogari të ngrirë bankare për transferimin e parave nga pala blerëse tek ajo shitëse, por në kundërshtim me ligjin përdorte llogarins e saj personale.

Mashtrimet e Koçit u zbuluan nga qytetarët që ishin pala shitëse, pasi nuk merrnin asnjë shumë lekësh edhe pse certifikata e shtëpisë apo biznesit që shisnin kalonte në emër të palës blerëse. Klientët e saj Koçi i mashtronte duke i thënë se do ti kalonte nga dita në ditë.

Referuar kallëzimeve numri i qytetarëve te mashtruar nga noteria është mjaft i lartë, ku shumat që ajo ka përvetësuar kapin vlera te majme. 40-vjeçarja do hetohet për, “Shpërdorim detyre” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Kujtojmë se disa muaj më parë, në zonën e “Komunës së Parisit”, as iu vendos një sasi tritoli tek, makina e saj “Range Rover” që ishte e parkuar, poshtë banesese. Kjo ngjarje është ende e pazbardhur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...