22.5 C
Tiranë
Wednesday, May 20, 2026
spot_img

Kosova lehtëson masat për të gjithë personat që kalojnë në pikën kufitare në Morinë

Kosova lehtësohen masat e pandemisë, përfitojnë edhe shtetasit e huaj që hynë në rrugë toksore dhe ajrore.

Në pikën e kalimit kufitar të Morinës, dhjetra qytetarë shprehen të çliruar disi nga ky vendim, pasi prej afro dy javësh, kushdo që kërkonte të hynte në Kosovë, duhet të kishte bërë 3 doza të vaksinës, ose në të kundërt dy doza dhe një test PCR që të dëshmonte negativitetin ndaj Covid 19.
Duke filluar prej datës 5 shkurt, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhe të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë me dy doza ose me një dozë të vaksinës Johnson & Johnson, që nuk ka kaluar më shumë se 12 muaj nga marrja e dozës së fundit;
Certifikatën e vaksinimit me një dozë e shoqëruar me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë;
Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 në 90 ditët e fundit (test RT-PCR pozitiv i lëshuar 21–90 ditët e fundit);
Dëshmi se personi e ka marrë dozën e tretë/përforcuese.
Dëshmi të testit RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë.
Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikave të përmendura më lart përjashtohen:

Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova (tranzit) brenda 3 orësh, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajë deklaratën se do largohet nga Kosova brenda 3 orëve dhe që dalja në pikë kufitare të jetë e ndryshme nga hyrja;

Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19;

Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orëve;

Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë dhe pjesëtarët e trupave të KFOR;

Personat nën moshën 12-vjeçare;

Shtetasit e Republikës së Kosovës që nuk i kanë dy doza të vaksinës janë të detyruar të kryejnë karantinim shtëpiak, për një periudhë prej 7 ditësh që nga hyrja në territorin e Kosovës;

Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione dhe janë liruar nga detyrimi i vaksinimit.

Këta persona duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ për Covid 9, të bërë jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

I rrëmbeu armën policit gjatë shoqërimit, arrestohet 45-vjeçari në Fier

0
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Fier, ku një 45-vjeçar i arrestuar ka plagosur një efektiv policie pasi i rrëmbeu armën e shërbimit...

Grupi i grabitësve shqiptarë “kapet” në Greqi: Dy të arratisur nga burgu, një tjetër...

0
Një grup grabitësish shqiptarë të armatosur është goditur nga policia greke gjatë një operacioni të zhvilluar në fundjavë, ku katër persona përfunduan në pranga,...

Të shtëna me armë në një xhami në Kaliforni, raportohen viktima dhe të plagosur

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në San Diego, ku të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas...

Meri Shehu paralajmëron javë intensive: “Marsi në Dem sjell tensione, por edhe surpriza të...

0
Astrologia e njohur Meri Shehu ka paralajmëruar një javë të mbushur me zhvillime të forta astrologjike, gjatë emisionit Rudina në Tv Klan. Sipas saj,...

“Terrori” i dyqaneve në Itali merr fund, arrestohet banda shqiptare e grabitjeve seriale

0
Një bandë shqiptarësh, e konsideruar nga autoritetet italiane si “terror” për bizneset e vogla në jug të Italisë, ka rënë në prangat e policisë...