17.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Protestë para Kryeministrisë kundër shembjes së banesave, banorët: Ta dijë Rama se është paralajmërimi i fundit!

Banorët e zonës së Laprakës, ‘5 maj-it” dhe Paskuqanit kanë dalë në protestë edhe ditën e sotme para kryeministrisë kundër shembjes së shtëpive të tyre. Ata shprehen për mediat se ky është paralajmërimi i fundit për kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj pasi do i mbrojnë deri në fund pronat e tyre.

Banorët: Është hera e fundit që e paralajmërojmë, jetojmë në terror Do na vijnë sot e do na vijnë nesër. Ne si diversanta jo si popull, shtëpinë e jetën po kërkojmë. Edhe babi im të ishte do I dilja kundër, cfarë ëhstë ky njeri pa ndjenja e pa karakter?
Fiks si skutha si lapera, kur janë votat. Ku është zëri I popullit në parlament, unë nuk shikoj n jë që të dalë e të flasë për ne. E kam të palegalizuar se më kanë kërkuar 5 mijë euro. Kam ardh para 25 vitesh.

-Kur jeton mbi 20 vite në një vend ti quhesh i ligjshëm. Këta po tallen, nëse duan luftë, do e kenë. Normal se shtet është të nxjerr jashtë por unë do reagoj, nuk jemi popull dele.
-Prej 17 vitesh në process legalizimi dhe nesër dalim në rrugë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT