28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Rojet e sigurisë, grushte pushtuesit të fushës, shpëtohet nga lojtarët e Milanit

Askush nuk e ka parë në TV. Sidoqofte nuk do të ishte e mundur duke qene se eshte vendosur me ligj ne te drejtat televizive qe te mos transmetohet momenti kur dikush pushton fushen.

Një tifoz arrin t’i shmanget kontrolleve të vëzhgimit dhe të futet në drejtkëndëshin e gjelbër të San Siros menjëherë pas barazimit të Olivier Giroud.

Një gjest i nxituar dhe i pamatur që tregohet në koment, por nuk ka asnjë imazh që tregon drejtpërdrejt përpjekjen (e suksesshme) për të tallur sigurinë dhe për të bere nje sprint qe edhe Bolt do ta kishte zili. Pse nuk ka video dëshmi të atij akti? Liga e censuron këtë lloj episodi!

Sa i përket spektatorit të pamatur, të pacipë, të guximshëm, i cili e la veten të pushtohej nga euforia, ai u bë objekt i gjuetisë së kryer kundër tij: duhen gjashtë roje sigurie për ta arritur, për ta kapur, për ta neutralizuar dhe për ta tërhequr zvarrë jashte stadiumit.
Bukuria e transmetimit të drejtpërdrejtë është kur gjëra të tilla ndodhin, jashtë formacionit dhe jashtë mendjes suaj. Dhe nëse kanalet zyrtare disi errësojnë fakte të këtij lloji, teknologjia e avancuar e celularëve dhe dëshira e atyre që ndodhen aty për të parë atë që po ndodh ushqejnë kureshtjen e internetit.

Zmadhon objektivin, klikon në butonin ‘Rec’ dhe xhiron….

Pjesa tjetër është një procedurë e thjeshtë: shkoni në profilin tuaj dhe ndajeni atë në rrjetet sociale.

Duhet shumë pak që ato pak sekonda të bëhen virale, veçanërisht për sfidën midis gjahut (pushtuesit) dhe grabitqarëve (rojet e sigurise) të cilët përpiqen ta kapin atë me zhurmën (dhe disa olé) ​​të turmës duke nënvizuar slalomin e tifozit para se të ndalohej. Por, rojet e sigurise pasi e neutralizojne, nisin ta godasin me grushte dhe vetem nderhyrja e Theo Hernandezit dhe Romagnolit shmangin me te keqen duke liruar tifozin, qe mbrapa do te deklaroje: “Me shpetuan lojtaret e Milanit sepse po me merrej fryma”…

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...