27.1 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Big Mama tregon se kush do e fitojë BBV: Me zemër dua ta fitojë Arjola ,por….

Big Mama e ftuar në “Why not” foli për rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP” dhe marrëdhënien me konkurrentët.

“Nuk ma ditën vlerën o Roza, nuk ma ditën kimetin. Nuk e shijuan humorin tim, më mbushën me energji negative dhe dola nga atje. Mirë që nuk rraha njeri. Dola me kokën lartë, nuk bëra gafë të madhe”, tha Bigu.

Sipas saj, Ilir Shaqiri është banori që e meriton fitoren, ndonëse me zemër do që ta fitojë mikesha e saj, Arjola Demiri.

Big Mama: Me gjithë zemër e shpirt dua që çmimin ta fitojë Arjola. Por nëse është një njeri që e meriton fitore, ai është Iliri. Njeri më të mençur dhe njeri më inteligjent si Ilir nuk kam parë. Ai ka përballuar shumë sfida brenda shtëpisë, ka qenë aq i qetë sa unë jam habitur.

Për Monikën, Bigu tha se ka qenë një ndër konkurrentet që i ka qendruar më së shumti afër dhe se karakteri i çmendur i aktores është një nga cilësitë që pëlqen tek ajo.

Big Mama: E kisha paragjykuar Monikën para se të futesha në shtëpinë e Big Brother Vip. Është një nga banoret që më ka qendruar më së shumti afër. Është një karakter shumë interesant. Ka shpirt artisteje dhe mua më pëlqejnë gratë e çmendura si Monika, që nuk përtonte ti thosha në mes të natës “Monika hajde futemi në dollap”, ajo futej në dollap me mua. Ishte e para për të bërë budallallëqe, i bënte por më pas thoshte çfarë do mendojë publiku nga jashtë. E ka shpirtin e çmendur por ka breng opinionin e publikut.

Ndërsa Donaldin dhe PM i quajti sheqeri i shtëpisë.

Big Mama: Pa Donaldin ajo shtëpi nuk ka lezet. Donaldi dhe PM janë sheqeri dhe humori i asaj shtëpie. Normalisht që ka momente përplasjesh dhe presion. Ka momente që Donaldi gabon, unë ja kam lënë gjithmonë moshës. Brenda shtëpisë e shihja Donaldin si partner për batuta e kështu gjërash. Por unë ndoshta hyra në momentin më të vështira të Donaldit dhe e gjeta më të tërhequr.

Ajo që e befasoi është Einxhel për të cilen u shpreh se nuk është ashtu siç duket.

Big Mama: Nuk e kam njohur shumë, kur e kam parë nga televizioni kam menduar se Einxhel do jetë njeriu i parë në shtëpi me të cilin do kem përplasje. Kjo më bëri të futem me energji negative ndaj Einxhel. Por më pas Einxhel më befasoi për mirë, ajo është një vajzë krejt ndryshe nga sa duket në ekran. Është një vajzë super inteligjente. Kur u futa brenda i thashë menjëherë, se nga ekrani e kam pasur inat dhe ajo më tha “s’ke faj, ashtu dukem”. Einxhel ka qenë e vetmja në atë shtëpi që e ka kuptuar karakterin tim dhe më tha se i ka ndjekur të gjitha emisionet e mia. I dinte të gjitha. Eixhel është shumë e guximshme, inteligjente dhe shumë kokëfortë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...