29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Ndodh në Gjermani/Biznesmeni u ofroi punonjësve nga 5 mijë euro që të vaksinohen kundër COVID-19

Numri i të vaksinuarve në Gjermani aktualisht ka “stagnuar”. Në fund të vitit të kaluar brenda 24 orëve vaksinoheshin deri në një milion gjermanë, e së fundmi rreth 300 mijë.

Për këtë autoritetet dhe punëdhënësit kanë menduar metoda të ndryshme të stimulimit, me qëllim që të rritet sa më shumë numri i qytetarëve të imunizuar.

Një kompani nga Jeni u ka ofruar punonjësve një bonus prej 5 mijë eurove për marrjen e një doze. Fjala është për kompaninë Bocher AG, e drejtori i saj Udo Bocher, pati thënë në fund të vitit të kaluar se oferta e tij do të vlejë deri në fund të janarit të këtij viti.

Por duket se ai ia ka arritur qëllimit. Më përpara çdo i dhjeti punonjës i tij ishte infektuar me COVID-19, e përqindja e të vaksinuarve ishte rreth 60 për qind. Sot në këtë kompani janë 90 për qind të vaksinuar.

“Ofertën e tij e shfrytëzuan mbi 500 punonjës. E kjo kompanisë i kushtoi rreth 2,5 milionë euro”, tha Bocher duke theksuar se ky vendim tashmë i është shpaguar.

“Derisa në nëntor kemi pasur deri në 10 të infektuar në ditë, në gjashtë javët e fundit është regjistruar vetëm një i infektuar. Punonjësit tonë janë të mbrojtur nga pasojat e infektimit të coronavirusit, e kjo është shumë mirë për në si kompani sepse mund të kryejmë punën tonë me një ekip fantastik”, ka shtuar biznesmeni gjerman.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...