24.2 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Hiqen penalizimet e Trump, më shumë aplikime për Green Card, viza dhe punë për emigrantët

Administrata e Joe Biden po shkon drejt një ere të re për emigrantët, në ndryshim nga paraardhësi i tij Donald Trump.

Agjencia qeveritare e SHBA-së e ngarkuar me dhënien e vizave, Green Card dhe natyralizimeve ndryshoi deklaratën e misionit, duke zhbërë vendimin penalizues të epokës Trump, që e kishte shtyrë ofruesin e shërbimit të imigracionit drejt një fokusi në sigurinë e vendit.

Deklarata e re e misionit të Shërbimeve të Shtetësisë dhe Imigracionit të Shteteve të Bashkuara (USCIS), teksti thotë: “USCIS mbështet premtimin e Amerikës si një komb i mirëseardhjes dhe mundësisë me drejtësi, integritet dhe respekt për gjithçka që ne i shërbejmë”.

Drejtori i USCIS, Ur Jaddou njoftoi misionin e ri të agjencisë në një deklaratë të mërkurën, duke thënë se “Shtetet e Bashkuara janë dhe do të mbeten një komb mikpritës që pranon njerëz nga e gjithë bota”.

“Në thelb, USCIS si institucion ka të bëjë me dhënien e vendimeve për familjet, bizneset, punëtorët dhe ata që kërkojnë strehim në SHBA për aplikimet, peticionet, kërkesat dhe apelimet e tyre. Kjo deklaratë e re e misionit pasqyron karakterin gjithëpërfshirës si të vendit tonë ashtu edhe të kësaj agjencie”, tha Jaddou.

Përfshirja e frazave “komb i mirëseardhjes dhe mundësisë” dhe “respekt për të gjithë ata që ne shërbejmë” bie ndesh me deklaratën e epokës së Trump që u zbatua nga drejtori i atëhershëm i USCIS Lee Francis Cissna në 2018, shkuan the The Hill.

Ndryshimet pasqyrojnë ndarjet politike rreth mënyrës sesi duhet të menaxhohet imigracioni dhe deri në një masë debatin më të gjerë nëse Shtetet e Bashkuara duhet të zgjerojnë mundësitë për emigrantët që të hyjnë legalisht në vend.

Jaddou javën e kaluar kërkoi më shumë fonde për agjencinë në mënyrë që të shqyrtonte një numër në rritje aplikimeve të vizave të krijuara pjesërisht nga pandemia e koronavirusit dhe pjesërisht nga ngadalësimet dhe ricaktimet e stafit gjatë administratës Trump.

“Puna e USCIS e bën mundësinë e Amerikës realitet për emigrantët, komunitetet dhe ekonomitë me të cilat bashkohen, dhe kombin në tërësi. Në USCIS, ne e dimë se sa herë që japim përfitime imigrimi ose natyralizimi, ne ofrojmë mundësinë për të na ndihmuar të ndërtojmë një Amerikë më të fortë. Dhe kur u ofrojmë strehim atyre që kanë nevojë për mbrojtje, ne po jetojmë sipas idealeve më të larta të kombit tonë”, tha Jaddou në deklaratën e saj të mërkurën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 18 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri. Mund të bëni hapa të rëndësishëm në një projekt personal ose profesional. Në dashuri, shmangni reagimet impulsive dhe...

Parashikimi I motit, e Enjte, 18 Qershor 2026

0
Për 18 qershorin, moti në Shqipëri parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë, me temperatura tipike verore. Në pjesën më të madhe të vendit...

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...