35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Pranga dy trafikantëve në Tiranë,po shkëmbenin kokainën afër zonës së Bllokut

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kapën duke shkëmbyer një sasi kokaine.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Thread” u arrestuan në flagrancë shtetasit Adrian Dida dhe Anesti Pinderi.

Lënda narkotike dyshohet se shitjen në zonën e Bllokut në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Thread”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Sekuestrohen 570 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, katër aparate celulare, dy automjete dhe 889.000 lekë të rinj, që dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se dy shtetas posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të qytetit të Durrësit dhe Tiranës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Thread”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– A. D., 19 vjeç dhe A. P., 62 vjeç, banues të dy në Tiranë.

Shërbimet e Policisë i kanë lokalizuar dhe kanë kapur në flagrancë këta dy shtetas, në bulevardin “Zhan D’Ark”, në momentin që po shkëmbenin lëndën narkotike me paratë, brenda automjetit të shtetasit A. P.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. D., pasi siguronte sasinë e lëndës narkotike në qytetin e Durrësit, e transportonte atë në Tiranë dhe ia shiste shtetasit A. P., i cili e shpërndante në doza të vogla në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Bllokut, në Rrugën e Elbasanit dhe në afërsi të Piramidës.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 570 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, dy automjete, katër aparate celulare dhe 889.000 lekë të rinj, që dyshohen se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...