5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Shqipëria është përmirësuar për të dytin vit radhazi në Indeksin e Demokracisë

Sipas revistë së njohur “The Economist”, Shqipëria është përmirësuar për të dytin vit radhazi në Indeksin e Demokracisë.

Sipas raportit Shqipëria është renditur në vendin e 68, nga ai i 71 që ishte vitin e mëparshëm.

Indeksi i Demokracisë bazohet në pesë kategori: procesi zgjedhor dhe pluralizmi, funksionimi i qeverisë, pjesëmarrja politike, kultura politike dhe liritë civile.

Bazuar në rezultatet e tij në një gamë të indikatorëve brenda këtyre kategorive, secili vend më pas klasifikohet si një nga katër llojet e regjimit: “demokraci e plotë”, “demokraci me probleme”, “regjim hibrid” ose “regjim autoritar”.

Shqipëria renditet më mirë se Maqedonia e Veriut (73), Mali i Zi (74), Bosnjë Hercegovina (95), ndërsa më mirë në rajon është Serbia, në vendin e 63.

Në 2021, vendi ynë hyri për herë të parë në grupin e dytë.

Më herët, Shqipëria renditej në grupin e tretë të vendeve me demokraci hibride Grupi i parë është ai i demokracisë së plotë dhe i katërti i ai autoritar.

Shqipëria në renditjen e këtij viti kishte 6.11 pikë, me një përmirësim nga viti i mëparshëm, kur treguesi ishte 6.08 pikë ( nga 10 pikë të mundshme, sa më pak pikë, aq më e përkeqësuar është renditja).

Ky është rezultati më i lartë që ka marrë Shqipëria, që nga viti 2006, kur publikohet ky indeks.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...