24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Banorët e ‘5 majit’ dhe njësisë nr.8 kallëzim në SPAK: Do i shkojmë deri në fund!

Banorët e lagjes “5 maj” dhe të njësisë nr.8 në Tiranë kanë bërë kallëzim në SPAK ditën e sotme për sekuestro preventive mbi projektin.

Këta banorë janë prej muajsh tashmë në protesta kundër shembjes së shtëpive të tyre, në kuadër të projektit të rindërtimit nga Bashkia e Tiranës.

Ata kanë shprehur vazhdimisht se nuk janë kundër zhvillimit të zonës por kërkojnë transparencë nga përfaqësues të bashkisë dhe kontratë të ligjshme që u garanton marrjen e një banese të re, me vend dhe datë të përcaktuar.

Një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende, ndërsa Bashkia u ka vënë në dispozicion një kontratë që banorët e quajnë “paçavure” pasi sipas tyre është premtim se në një të ardhme të afërt do tu jepet një shtëpi, pa dhënë asnjë detaj mbi mënyrën, zonën apo kohën e saktë.

Në një deklaratë për mediat sot ata shprehen se edhe takimi dje me kryeministrin Rama nuk ndryshoi asgjë, dhe se asnjë nga kërkesat e tyre nuk u mor për bazë.

Liza Marku (banore e ‘5 majit) u shpreh e gatshme që të rindërtonte gjysmën e shtëpisë së shembur nga e para, nëse bashkia nuk do e pengonte.

Të tjerë banorë u shprehën të bindur se do vijojnë më protestën dhe kallëzimin e tyre për të marrë atë që u takon me ligj.

Prononcimet për median:

Liza Marku: Asnjë lloj kontratë nuk kam, dje nuk arritëm asgjë. E kam bërë me mundin tim, edhe po të ma lënë ashtu në gjysëm e ndërtoj vetë prape.

Të më lejë në terezinë time!

-A keni firmosur ndonjë shkresë me bashkinë?

Liza Marku: Jo absolutisht!

Banore tjetër: Nuk ishte vendim prishja, vetëm njoftim! Kanë firmosur vetëm 5 % e banorëve marrëveshjen, jua jap dhe personat me emër dhe mbiemër se gënjejnë.Ne na bashkon një problem, ne pjesa më e madhe i kemi të legalizuar dhe disa në process legalizimi që prapë sipas ligjit na bën pronarë.

-Si u soll policia me ju?
Liza Marku: Ma keq s’ka, nuk më lanë as të mar ilacet, zvarrë më kanë nxjerrë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...