33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Arrestohet 30-vjeçari nga Berati i shpallur në kërkim,i dënuar më parë për plagosje me dashje

2 persona kanë rënë në prangat e policisë së Beratit. Në pranga përfundoi një 30-vjeçar i shpallur në kërkim për “moskallëzim krimi”.

Ai ka qenë më herët i dënuar për një plagosje të rëndë me dashje.

Ndërkaq u arrestua edhe një 28-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënën së tij.

Njoftimi

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim si dhe nga informacionet e marra në rrugë operative për vendodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat organizuan punën dhe bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit K.K., 30 vjeç, (i dënuar më parë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”), banues në lagjen Uznovë, Berat.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

——–

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Dh., 28 vjeç, banues në Dimal, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...