33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Komisioni Europian ngre shqetësimet për Shqipërinë: Niveli i lartë i korrupsionit dhe pagërrjedhja

Komiteti i Stabilizim Asociimit do të mblidhet sot për të diskutuar përmbushjen e kushteve që duhet të plotësojë Shqipëria për të qenë pjesë e BE-së. Komisioni Europian ka ngritur disa shqetësime për Shqipërinë sipas “Euronews Albania”, ku kryesoret janë korrupsioni dhe pagërrjedhja.

Organizma të ndryshme shpesh kanë ngritur alarmin për nivelin e lartë të korrupsionit në vend. Ndërkohë Komisioni është i mendimit se Shqipëria ka nevojë për një strategji të re kundër korrupsionit.

KE ngre shqetësimin se ligjet kundër korrupsionit janë të copëtuara dhe ju mungon harmonia mes tyre. Gjithashtu thekson se mungojnë përpjekjet dhe koordinimi për parandalimin e këtij fenomeni.

Skandali i publikimit të të dhënave të qytetarëve ka shqetësuar Komisionin, i cili pritet t’u kërkojë autoriteteve shqiptare që të hetojnë në mënyrë serioze këtë çështje, si dhe të marrin masa që të mos ndodhin më incidente të tilla.

KE është skeptik edhe për ngritjen e Agjencisë për Media dhe Informim, atë të Bashkëqeverisjes si dhe për Agjencinë e koordinimit të donacioneve.

Sipas KE-së, ato janë krijuar pa vlerësuar dhe analizuar ndikimin që sjellin në qeverisje, kanë funksione të paqarta dhe i mungojnë mekanizmat e kontrollit dhe llogaridhënies.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...