36 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Ursula von der Leyen paralajmëron Rusinë: “Sanksionet e BE-së mund të godasin shumë fort”

Kryetarja e Komisionit Evropian ka paralajmëruar Rusinë se sanksionet e BE-së “mund të godasin shumë fort” teksa i kërkoi Kremlinit të mos zgjedhë luftën në vend të diplomacisë.

Në një fjalim në Parlamentin Evropian në Strasburg, Ursula von der Leyen tha se institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare po punonin për një “paketë të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse të sanksioneve të mundshme” në bashkëpunim me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Kanadanë.

Siç shkruan The Guardian, këto sanksione do të godasin aksesin e Rusisë në komponentët e teknologjisë së lartë, tha ajo, duke e bërë më të vështirë për Rusinë që të diversifikojë ekonominë e saj larg naftës dhe gazit.

“Nuk po flasim vetëm për ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit për individë të caktuar rusë. Interesi strategjik i Rusisë është të diversifikojë ekonominë e saj dhe të mbyllë boshllëqet aktuale.

Por për këtë, atyre u duhen teknologji në të cilat ne kemi një lidership global.

Komponentët e teknologjisë së lartë për të cilat Rusia është pothuajse tërësisht e varur nga ne. Sanksionet tona mund të godasin shumë, dhe Kremlini e di mirë këtë”.

Duke folur në të njëjtin debat, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se çdo agresion kundër Ukrainës nga Rusia duhet të çojë në një kosto “të rëndë” dhe pasoja masive.

Ai pranoi se BE-ja do të paguante gjithashtu një çmim, duke thënë se evropianët do të përballeshin gjithashtu me pasoja “të rënda”, por duhej të ishin gati për të marrë këtë përgjegjësi.

Sanksionet do të duhet të miratohen unanimisht nga të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe tashmë ka shqetësime se disa vende, si Hungaria, do të pengojnë miratimin e masave më të ashpra.

Në vitin 2014, BE ra dakord për sanksione ekonomike të rangut të gjerë kundër Rusisë në përgjigje të mbështetjes së saj për separatistët në Ukrainën lindore, por vetëm pas rrëzimit të aeroplanit të pasagjerëve MH17 që vrau 298 njerëz.

Eurodeputetët pritet të mërkurën më vonë të miratojnë një paketë ndihme prej 1.2 milion € për Ukrainën, të propozuar së fundmi nga Von der Leyen”, tha Von der Leyen

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...