29.8 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Shtetet që e mbajtën në nivele të ulëta vdekshmërinë gjatë pandemisë, ja zakonet e tyre

Ka qenë një postim në Twitter, që më ka lënë pa mend për muaj të tërë:një tabelë e vdekjeve për frymë nga Covid-19 në SHBA, Britaninë e Madhe dhe Korenë e Jugut. Kurba e tëdhënave për Amerikën dhe Britaninë ishte shumë e lartë, ndërsa ajo e Koresë së Jugut shumë e ulët.
Edhe pse kohët e fundit vdekjet për shkak të variantit Omicron në Korenë e Jugut janë shtuar,panorama nuk ka ndryshuar shumë. “Koreja e Jugut i mbajti vdekjet 40 herë më të ulëta,derisa 75 për qind e popullsisë u vaksinua plotësisht”- thotë mjeku Vinsent Rajkumar.

Përmes reagimit të saj ndaj koronavirusit, Koreja e Jugut është shfaqur deri më sot si një shembull i qeverisjes së qëndrueshme. Dhe nuk është e vetmja. Të dalluara në këtë aspekt janë Zelanda e Re dhe vendet nordike.

Gjithsesi Koreja e Jugut është unike, jo vetëm sa i përket mënyrës sesi e ka ndalur në mënyrë të përsëritur përhapjen e virusit, dhe i ka mbajtur vdekjet në nivele relativisht të ulëta, por sepse nuk ka vendosur kurrë një bllokim të plotë. Për pasojë, ajo ka përjetuar shumë më pak pasoja ekonomike nga kriza, sesa shumica e ekonomive të tjera të mëdha. Po si ia doli vallë?Ja cilat janë 7 zakonet e vendeve shumë të qëndrueshme edhe përballë krizave të mëdha, sikurse është pandemia.

1. Mësoni nga krizat e kaluara, për t’u përgatitur për krizën e ardhshme

Në vitin 2015, një epidemi e Sindromës së Frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS), eshkaktuar gjithashtu nga një koronavirus, nisi të përhapej nëpër spitalet e Koresë së Jugut, e gjeti të papërgatitur qeverinë. Pasi nuk arritën të siguronin në fillim teste të mjaftueshme por edhe informacion transparent për krizën, zyrtarët koreano-jugorë arritën ta vënë nën kontroll virusin. Ajo ngjarje dha Koresë së Jugut besimin e duhur publik që nga fillimi i pndemisë sëSARS-CoV-2, kur të tjerët ishin ose në panik ose të vetëkënaqur, se mund ta parandalonin daljen e situatës jashtë kontrollit.

2. Kanalizojini në politika dhe strategji këshillat shkencore të ekspertëve

Një studim i dhjetorit nga fonacioni “Bertelsmann Stiftung”, që ekzaminoi 29 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe OSBE, zbuloi se që në ditët e para të përhapjes sëkoronavirusit, Koreja e Jugut i bazoi ndërhyrjet e saj në ekspertizën shkencore dhe socio-ekonomike nga një sërë institucionesh qeveritare. Sipas fondacionit gjerman, vendet që mund të integrojnë shpejt dhe me sukses këshillat e ekspertëve në politikat e reja, ose të rregullojnë politikat ekzistuese, priren që t’i përgjigjen më mirë krizave.

3. Ndiqni të dhënat në kohë reale

Qëndrueshmëria varet nga reagimi i hershëm, dhe nga vendosmëria e qeverive ndaj realiteteve që ndryshojnë vazhdimisht. Nga ana tjetër, kjo kërkon një angazhim bazuar nëmoton “Ndiq të dhënat”, si një fanar për politikën dhe vendimmarrjen. Koreja e Jugut ka njëinfrastrukturë të avancuar të të dhënave, e cila i dha mundësi autoriteteve të mbledhin dhe analizojnë me shpejtësi lloje të ndryshme të dhënash në lidhje me pandeminë, si një mjet për zbulimin e shenjave të hershme paralajmëruese, dhe vlerësimin e efekteve të politikave qeveritare.

4. Komunikoni në mënyrë të qartë dhe transparente me publikun

Zelanda e Re ka qenë shembulli më i spikatur në këtë aspekt gjatë pandemisë. Por edhe Koreja e Jugut është dalluar. Që më 30 janar 2020, kur vendi kishte vetëm 5 raste të konfirmuara me Covid-19, qeveria nisi të mbante nga 2 konferenca për shtyp në ditë me zyrtarë të shëndetit publik.

Ajo bëri njoftime për shtyp me të dhëna për situatën dhe hapat për ta luftuar atë. Ndërkohëkrijoi një linjë telefonike 24-orëshe për Covid-19, dhe shpërndau grafikë informatikë mbi masat që duheshin zbatuar për të shmangur infektimin.

5. Kultivoni besimin e publikut tek qeveria dhe bashkëqytetarët.

Politologu i njohur Frensis Fukujama, tha 2 vite më parë se faktori më domethënës në performancën kombëtare kundër pandemisë ishte “nëse qytetarët u besojnë udhëheqësve të tyre, dhe nëse këta udhëheqës drejtojnë një shtet kompetent dhe efektiv”.

Ndërkohë autorët e një studimi në 177 vende dhe territoreve, zbuluan se fundmi se nëse qytetarët e çdo vendi i besonin njëri-tjetrit në një nivel ngjashëm të lartë me Korenë e Jugut, 21 muajt e parë të pandemisë do kishin sjellë 40 për qind më pak infektime.

6. Dizenjimi i sistemeve të centralizuara që janë të ndjeshme ndaj shqetësimeve lokale

Duke shfrytëzuar një sistem të centralizuar, por fleksibël, qeveria në Korenë e Jugut ishte në gjendje të krijonte qendra rajonale për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, dhe të shpërndante burimet, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe zyrtarët e shëndetit publik drejt zonave që kishin më shumë raste me Covid-19.

Ndoshta ky ndërveprim midis sistemeve kombëtare dhe lokale, është më i lehtë për t’u realizuar në vende të tilla sesa në ato më të mëdha, më komplekse dhe më të larmishme siç janë Shtetet e Bashkuara.

7. Pranojeni se asnjë vend nuk mund ta përballojë krizën tërësisht i vetëm

Vendet e qëndrueshme nuk ecin përpara vetëm. Përkundrazi, e kuptojnë se mirëqenia e tyre është e varur nga mirëqenia e pjesës tjetër të botës. Kësisoj, qeveria jug-koreane krijoi tëashtuquajturat “flluska udhëtimi” me vendet e afërta, ndërsa ndau me shumë vende njohuritë e saj mbi Covid-19, për të shkëmbyer leksione nga përgjigjet e vendeve të tjera. / Marrë me shkurtime nga The Atlantic – Bota.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...