27.1 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Basha nga Kuvendi: Edi Rama nuk mund të lajë duart me ministrat që bën kurban

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend, e cila ka pasur në fokus aferën e inceneratorëve, që sipas tij ka në krye Edi Ramën, dhe jo ministrat apo ish-ministrat që ai ka pranuar të bëjë ‘kurban’.

Basha ka denoncuar deputetin e PS, Alqi Bllako, se babai i tij paguhet me një rrogë në muaj sa pesë deputetë bashkë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Milionat e korrupsionit qeveritar nuk mjaftojnë që të hidhen në gropat e ndërtimit, dhe kanë nisur që të investohen jashtë vendit. Ky është një nga shqetësimet kryesore të BE, në këtë sallë me miratimin e kësaj marrëveshje, të vetmit që nuk duhet të krekosen, janë ata që e kanë sjellë këtë marrëveshje.

E rënduar siç është Spanja, problemi kryesor i vendit mbetet korrupsioni qeveritar. Ftesat për të braktisur aferën e shekullit mbajini për vete.

Po dalin në dritë fakte dhe prova, se si është llogaritur vjedhja e 430 milionë eurove, nga ministritë kryesore dhe nga vetë kryeministri. Edi Rama nuk mund të luajë duart, duke bërë kurban vetëm ministrat. Njerëzit e kuptojnë fare mirë se koka e korrupsionit është koka e qeverisë, është Edi Rama.

Kjo është edhe arsyeja se pse Edi Rama e mbyti Komisionin Hetimor, dhe u hap vetëm pas presionit të opozitës dhe faktorit ndërkombëtar.

Në mes të pandemisë, kur bota kishte ndaluar fluturimet, këta kanë faturuar 850 mijë euro fluturime. 10 milionë euro në muaj merr babai i një prej deputetëve, sa 5 deputetë të marrë së bashku, babai i Alqi Bllakos.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...