36.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Balla takohet me qytetarët: “Kundërshtarin më të madh nuk kemi ata, por hallet dhe problemet e Lushnjës, ato do zgjidhim”

Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka zbritur sot në terren, bashkë me kandidaten për bashkinë e Lushnjës, Eriselda Sefa, ku kanë takuar qytetarë në disa lagje të këtij qyteti. Gjatë bashkëbisedimit me banorët e lagjes “Loni Dhamo” Balla iu premtoi atyre se në këtë zonë do të ketë rrugë të re, ndërsa shtoi se banesat e tyre nuk do të preken.

Mes të tjerash ai theksoi se problem për PS nuk janë kundërshtarët politikë, por hallet e banorëve.

Sefa: Këtu do të jetë ura, do bëhet një urë metalike, dhe do të zgjerohet. Do të shmangim prishjen e banesave

Balla: Gardhet do t’i prishim, banesat nuk do t’i ngacmojmë.

Balla: Kundërshtarin më të madh nuk kemi ata, por hallet dhe problemet e Lushnjës. Ato do t’i zgjidhim.

Petro Koçi: Banorët kanë dy probleme, atë përroin dhe duan ujë, 24 orë mundësisht.
Sefa: Është shtrirë linja dhe do të bëjmë shtrirjen e magjistralit kryesor. Do ndërhyjmë dhe në lyerjen e pallateve. Duam që t’ju ngremë një qendër të re shëndetësore.

Balla: Isha me ministren e Shëndetësisë në spitalin e Lushnjës, dhe morëm garancinë që do të bëjmë ndryshime. Ne do bëjmë një projekt, që e kam bërë edhe në Elbasan, ku do të bëhet lyerja e pallateve jashtë dhe në korridoret e tyre. Eriselda ka eksperiencën e duhur për të çuar para projektet për bashkinë e Lushnjës. Kemi gjetur njeriun e duhur dhe ilaçin e duhur për bashkinë e Lushnjës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...