14.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Zjarr në traget në Greqi,88 persona në bord, kapiteni urdhëron braktisjen e menjëhershme

Një zjarr i madh ka rënë në kuvertën 3 të tragetit të pasagjerëve Euroferry Olympia të kompanisë Grimaldi që lundron në zonën detare pranë Igumenicës nën flamurin italian.

Anija ndodhet tani në verilindje të ishullit Ereikousa, pranë Korfuzit dhe kishte itinerar nga Igumenica në Brindisi. Në bordin e saj ndodhen 237 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit. Në vendngjarje kanë mbërritur tre anije të rojës bregdetare greke, rimorkiatorë dhe anije të tjera që ndodheshin pranë.

Kapiteni i tragetit ka kërkuar dhe urdhëruar braktisjen e saj dhe pasagjerët tashmë kanë hipur në varkat e shpëtimit.

Sipas zv.ministrit të Transportit të Greqisë z.Katsafados, deri më tani nuk ka asnjë informacion për të lënduar, ndërkohë që në zonë po operojnë dhe tre helikopterë ndërsa po shkon atje edhe një fregata Ydra e marinës luftarake greke.

Kushtet atmosferike në zonë janë të mira. 237 pasagjerët dhe 51 anëtarët e ekuipazhit të Euroferry Olympia thuhet se tashmë ndodhen të gjithë në varkat e shpëtimit dhe ka filluar grumbullimi i tyre nga anijet e tjera.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, i cili duket se është ende jashtë kontrollit. Në të njëjtën zonë në dhjetor 2014 ra zjarr në tragetin norman Atlantic që udhëtonte nga Igumenica për në Ancona ku humbën jetën 29 persona.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT