10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Armando Broja do të jetë përballë njeriut që i dha mundësinë për të debutuar me Chelsea në Premier League

Këtë fundjavë, Armando Broja do të jetë përballë njeriut që i dha mundësinë për të debutuar me Chelsea në Premier League dhe për të provuar emocionet e kampionatit më të fortë në botë…

Po flasim për Frank Lampard, i cili sot drejton Evertonin pasi mori vendin e Benitez, i shkarkuar për shkak të ecurisë super negative dhe pasi skuadra e qytetit të Liverpulit e gjeti veten shumë larg vendeve të para dhe e përpirë nga lufta e mbijetesës…

Southampton do të përballet me Everton dhe pikërisht do të jetë radha e Brojës që të sfidojë profesorin e tij…

Gazetarët nuk mund ta mbyllnin konferencën për shtyp pa e pyetur Lampard rreth Brojën: “Unë e kam nxjerrë në fushë që të debutonte me Chelsea.

Është djalë i mirë, shumë i talentuar, i shpejt, i fortë dhe ka një sy për golin. Jam i vetëdijshëm për pikat e tij të forta”, tha Lampard.

Sot Lampard drejton Everton, ekip ky që është në listën e gjatë të atyre që ndjekin Brojën dhe do duan ta marrin në verë, por konkurrenca do jete shumë e madhe.

Broja ka arritur të rrisë vlerën e tij duke e çuar në 20-25 mln euro me paraqitjet dhe golat këtë sezon, që në total mes kampionatit dhe kupës janë 10.

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja ka falenderuar publikisht Frank Lampard i cili dje u shkarkua nga Chelsea.

Lampard solli Brojën tek ekipi i parë i Chelsea-s madje duke i dhënë mundësinë sezonin e shkuar të debutojë.

Broja pavarësisht se u largua nga Chelsea në formë huazimi tek Vitesse, nuk e harroi njeriun që i dha mundësinë të luajë me ekipin e parë të bluve.

”Faleminderit që ëndrrën time e bëre realitet”- shkruajti dikur…

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...