7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Rama u përgjigjet komentuesve për inceneratorët: Përgjegjësitë janë individuale

Në një kohë kur në Kuvend ka një Komision Hetimor për inceneratorët, dhe SPAK ka nisur një aksion të lënë përgjysmë me arrestimin e Lefter Kokës, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të reagojë për këtë çështje në rrjetet sociale.

Sipas Ramës përgjegjësia para ligjit është individuale, dhe sot e kësaj dite një ish-ministër është vënë para drejtësisë. Sipas Ramës, hetimet për inceneratorët, nuk hedhin poshtë punën e bërë për trajtimin e mbetjeve, në një kohë kur vendi ka qenë në emergjencë mjedisore.

Pjesë nga replikat e Ramës në rrjetet sociale:

Komentuesi: O njisho shif mor burre se po ikin parate tona po zhduken pa l’on gjurme neper keto te ashtequajtura incineratore …kush e shpiku ne shqiperi kete menyre grabitje te parave Tona …a e di ku eshte cudia me ju zoti kryeminister se ju njihni edhe hajdutin e xhepave dhe nuk njihni skemen e vjedhjes me kete Stil mafioze

Rama: Ato te “ashtuquajtura inceneratore” jane impiante moderne trajtimi te mbetjeve, te cilat jane investime te medha per te shpetuar zona te tera te banuara nga plehrat, nderkohe qe ketu s’ka asnje shpikje per te grabitur parate e tua, po ka nje shpifesire politike shifrash marramendese e akuzat monstruoze, nderkohe qe gangrenat mjedisore te plehrave si puna e Sharres jane mbyllur dhe rete toksike te tymit nga djegia e tyre ne natyre jane zhdukur!

Eshte arrestuar nje ish-minister me akuzen per marrje parash nga kompania dhe per kete drejtesia do te thote fjalen e saj patjeter, por kjo eshte ceshtje pergjegjesie individuale para ligjit! Kurse te thuash qe na qenkan vjedhur qindra miliona euro, kur veprat jane aty e kur puna e bere eshte para syve, e kur ato qindra miliona euro nuk jane hicasfare as ashtu e as aq sa thuhen, kjo eshte nje tymnaje te cilen faktet reale dhe procesi i nisur nga organet reale hetimore, pertej farses se shpifur te vulehumburve politike, do ta tresin njesoj si tymnajat e plehrave te Sharres!

Komentuesi: Dmth ju thoni le te vjedhin sa te duan rendsi ka qe godinat jan aty

Rama: Jo une nuk them fare ashtu, perkundrazi, une them cilido qe vjedh duhet te marre denimin e merituar, pa asnje dallim, por pergjegjesia ne kete sistem qe kemi zgjedhur, dmth ne demokraci, eshte individuale e para dhe e dyta, nese dikush ne kete rast ka marre para nga kompania perkatese, kjo as nuk hedh poshte tere ate pune qe eshte bere nga institucionet per te sheruar plaget e tmerrshme mjedisore, as nuk i ben te gjithe njesoj!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...