20.6 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Nis sot zyrtarisht fushata për zgjedhjet e pjesshme, Basha dhe Berisha ‘masin’ forcat e brendshme

Nga kjo e shtunë nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit. Qytetarët e 6 bashkive të vendit, do të zgjedhin në 6 Mars, kryebashkiakët e tyre, për dy vitet e ardhshme, ndërkohë që me interes pritet matja e forcave mes vetë opozitës.

Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë dalë me kandidatë të ndryshëm në të gjitha bashkitë, dhe derimë tani të paktën në retorikën që kanë përdorur, shihen në një garë se cilët prej kandidatëve do të sigurojnë më shumë vota, brenda vetë demokratëve.

Ishte KQZ ajo që vendosi që në 19 shkurt të niste fushata, propozim ky i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Në garë për këto zgjedhje janë 20 kandidatë për kryetar bashkie, ndërkohë që këto zgjedhje do të kushtojnë 180 milionë lekë.

Sipas KQZ-së në 6 bashkitë janë të regjistruar 648.536 zgjedhës, do të ketë 13 KZAZ dhe 940 Qendra Votimi.

Kandidatët e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë dalë nën logon e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, për shkak se çështja e kryetarit legjitim të PD-së është ende në dyert e gjykatave pa një vendim.

Socialistët nga ana e tyre janë duke kryer në fushatë tërësisht lokale, me deputetët e zonave dhe drejtuesit politik që janë shfaqur në krahë të kandidatëve, dhe me kryeministrin Edi Rama që duhet të jetë më së shumti i fokusuar te procesi i Këshillimit Kombëtar.

Për herë të parë në këto zgjedhje, në Bashkinë e Vorës do të aplikohet projekti pilot i votimit dhe identifikimit elektronik të zgjedhjeve. Dekreti për këto zgjedhje u shpall nga presidenti i vendit Ilir Meta, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për ti njohur zgjedhjet njëpartiake të 2019.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...