36 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Blinken anulon takimin me Lavrov/‘Nuk ka kuptim që të vazhdohet me diplomacinë’

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka njoftuar se ka anuluar takimin me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, takim ky i parashikuar të mbahej të enjten.

Blinken ka thënë se pas ngjarjeve të 24 orëve të fundit më nuk ka kuptim të mbahet ky takim dhe se e ka njoftuar Lavrovin për këtë.

“Tani që po shohim se pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka nisur, dhe Rusia ka bërë të qartë refuzimin e diplomacisë, nuk ka kuptim të shkohet para me këtë takim”, ka thënë Blinken në konferencë për media pas takimit me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Blinken i sheh shqetësuese deklarimet e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Putin me deklaratat e tij sot ia ka bërë të qartë botës se si e sheh Ukrainën, jo si shtet të pavarur, por si krijim të Rusisë”, ka thënë Blinken.

Ai ka thënë se Putin me veprimet e tij ka shkelur një mori të marrëveshjes ndërkombëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...