Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në Vlorë. Mësohet se 27-vjeçari Besim Hoxha sipas është qëlluar me sopatë e për pasojë ka marrë plagë të rënda.
Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku i është nënshtruar një operacioni.
Mësohet se i riu është nisur drejt spitalit nga patrulla e policisë. Ende nuk ka një njoftim nga policia në lidhje me këtë ngjarje.
Faxnews mëson se 27 vjecari i lënduar është gjetur pranë Varrezave të Dëshmorëve. I riu dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor.