11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Samiti i NATO-s, Kryeministri Rama: “Jemi i vetmi vend që nuk e kemi prekur çmimin e energjisë”

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një komunikim për mediat pas përfundimit të samitit të NATO-s, për situatën në Ukrainë.

Ai ka thënë se situata atje, ka ndikuar edhe në krizën energjetike, të paralajmëruar disa muaj më parë. Sipas Ramës, Shqipëria është një ndër të vetmet vende që nuk ka rritur energjinë për konsumatorët.

“Me rritjen eksponenciale të energjisë, çmimeve të gazit apo rritjen e shpejtë të çmimit të naftës, gjë që i ka pararendur këtij momenti si një erë drithëruese në shpinën e shteteve, në ndërkohë ka një valë të inflacionit shoqëruar me rritjen e çmimeve në tërësi si një pasojë e drejtpërdrejt e rikthimit të ekonomisë dhe aktivitetit ekonomik, pas mbylljes e shtrëngimit të madh nga pandemia.

Ka një valë të inflacionit sugjeruar me rritje të çmimeve në përgjithësi si një  pasojë e drejtpërdrejtë të rikthimit të ekonomisë pas shtrëngimit nga pandemia. Ne jemi i vetmi vend apo me ndonjë përjashtim, që nuk e kemi prekur çmimin e energjisë. Në të gjitha komunikimet që unë kam pasur me kolegët në vigjilje të këtij takimi, çështja themelore ka qenë rritja e çmimeve të energjisë, ku në vendet fqinje ka ndikuar shumë fort në faturën e shpenzimeve të konsumatorëve familjarë. Ne jemi zotuar që do bëjmë çmos që ta mbajmë nën kontroll çmimin e energjisë

Për këtë kemi bërë dhe një ndryshim rrënjësor të gjithë skemës së trajtimit të eksportit dhe importit të energjisë dhe deri tani kemi arritur t’ia dalim, që ndodh si rezultat i një sforcoje të madhe të qeverisë. Qeveritë vlerësohen për atë që ndodh, por sytë e ekonomistëve e vlerësojnë për atë që nuk e lën të ndodhë”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Adrola Dushi për lidhjen me Capital T: “Janë bërë disa vite që jemi bashkë,...

0
E ftuar në një studio televizive, modelja Adrola Dushi ndau disa detaje nga jeta e saj personale, duke folur për lidhjen me këngëtarin Capital...

Raporti i PE: “Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian ka ngecur”

0
Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamenti Evropian, në të cilin N1 ka...

Mos e hiqni shtresën e bardhë të portokallit: ekspertët tregojnë pse është shumë e...

0
Shumë njerëz, kur hanë një portokall, e heqin shtresën e bardhë që ndodhet nën lëkurë, e njohur si palcë ose albedo, kryesisht për shkak...

Operacionet “Bremen” dhe “Costa” godasin mafian shqiptare në Ekuador: 42 të arrestuar dhe një...

0
Dy operacione të mëdha policore, të koduara “Bremen” dhe “Costa”, kanë zbuluar përmasat e aktivitetit të mafies shqiptare në Ekuador, duke kurorëzuar dy vite...

Kroacia ndalon telefonat në shkolla: Studimi zbulon se nxënësit i përdorin kryesisht për argëtim

0
Në Kroaci ka hyrë sot në fuqi ndalimi i përdorimit të telefonave celularë në shkollat fillore dhe të mesme, një masë që synon të...