14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Rama: “Nuk jemi në Ballkanin e Hapur për të përputhur miqësitë për të bërë Serbinë aleate me SHBA-në apo t’i ndryshojmë qëndrimin ndaj Rusisë”

Kryeministri Edi Rama deklaroi se procesi i Ballkanit të Hapur është një nismë e ndërmarrë duke e ditur qëndrimin dhe lidhjet e forta mes Serbisë me Moskën dhe pushtimi i Ukrainës nuk ndikon rrjedhimisht qëndrimin e qeverisë.

“Dokumentin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara e firmosi kjo shumicë dhe Shqipërinë e kemi kthyer në një pikë nevralgjike brenda NATO-s, duke pasur dhe komandën amerikane të Forcave Speciale për Evropën.

Komanda amerikane në Shqipëri do të thotë që nuk jemi vetëm, por jemi nga më të fortët.

E fundit besoj se ju ka rënë në sy që para pak kohësh kishim në ujërat tona aeroplanmbajtësen “Harry Truman”, që është një aeroport ushtarak masiv. Kjo do të thotë se nuk kemi ne arsye të shqetësohemi me të gjitha fuqitë e mundshme nga cilido për të pasur arsenalin më të sofistikuar që ka sot bota. Për sa i përket Serbisë është një rast për ata që nuk lënë rast pa u marr me Ballkanin e Hapur. Ne nuk kemi pasur ndonjë mungesë qartësie apo informacioni për pozicionin e Serbisë nga pikëpamje e politikës së Jashtme kur kemi nisur këtë proces. Nuk kemi pritur që të sulmohet Ukraina që të zbulojmë lidhje e Serbisë me Rusinë. Presidenti i Serbisë është shprehur për integritetin territorial të Ukrainës një qëndrim tipik i dyzuar i serbëve.

Për sa i përket ecurisë së Ballkanit të hapur, është një çështje që pret.

Nuk jemi në Ballkanin e Hapur për të përputhur miqësitë për të bërë Serbinë aleate me SHBA-në apo t’i ndryshojmë qëndrimin ndaj Rusisë. Nuk jemi në këtë mundësi. Nga ana tjetër nuk jemi këtu për të kërkuar që Serbia të bëjë këtë. Marrëdhëniet tona në funksion të Ballkanit të Hapur janë komplet pragmatike. Sa Rusia mund të hyjë deri në rajonin tonë dhe të përdorë përpara se sa Serbinë, Republikën Srpska në Bosnje apo të tjera forca proruse, këto janë gjëra për t’u parë. Janë gjëra të diskutuara, por mos harroni se Ballkani i Hapur është më tepër se sa një projekt lokal. Është një projekt i mbështetur fort nga BE. Mbështetet nga aleatë dhe partner. Do i diskutojmë të gjitha me të gjithë. Për momentin nuk shoh asnjë problem për t’u fokusuar”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Korçë: Ndërron jetë foshnja 2-muajshe pasi u transportua në QSUT

0
Një foshnjë 2-muajshe ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Tiranës (QSUT), pas një transporti urgjent për mjekim të specializuar për shkak të gjendjes...

Hetim mbi vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos, ja dyshimet e para

0
Një hetim i gjerë është duke u zhvilluar pas vdekjes së dy të burgosurve në Qendrën Korrektuese të Korydallos, ndërsa autoritetet po përpiqen të...

Gazetarja Aida Topalli zbardh detaje nga vetëvrasja e 25-vjeçares Xhuana Nikolli: “U shty drejt...

0
Në një intervistë televizive, gazetarja Aida Topalli ka dhënë detaje të reja mbi tragjedinë e Xhuana Nikollit, 25-vjeçares shqiptare që humbi jetën pas një...

Brikena pranon pëlqimin për Mateon: “Sot mund ta them me plot kuptimin e fjalës”

0
Pas debateve të ashpra mes banorëve Mateo dhe Artan, Brikena ka pranuar për herë të parë publikisht pëlqimin që ka për Mateon. Gjatë një bisede,...

Dhuna ndaj ish-bashkëjetueses në Sarandë, 31-vjeçari i vendos armën në kokë kunatit dhe qëllon...

0
Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i ndodhur sot në fshatin Shelegar, në Sarandë, ku policia arrestoi autorin e dyshuar pas një ndjekjeje. Sipas...