25.8 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Rama për Këshillimin Kombëtar: Duam të legalizojmë paratë e emigrantëve që punojnë në të zezë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në Dibër në kuadër të prezantimit të pyetjeve të Këshillimit Kombëtar.

Edi Rama: Deri tani kemi pasur një reagim të konsiderueshëm nga qytetarët. Besoj se edhe ju si të gjithë e keni marrë zarfin e këshillimit kombëtar në shtëpinë tuaj. Pyetësori që vjen në shtëpi është kryesisht për të lehtësuar të moshuarit të cilët nuk janë përdorues të shpeshtë të teknologjisë. Këshillimi kombëtar është një vijim i planit tonë për të vazhduar më tej bashkëpunimin me qytetarët. Kam vënë re se shumë e komentojnë këtë nismë të ndërmarrë si të vonuar sepse sipas tyre duhej bërë që në fillim të mandatit të parë. Por unë mendoj se fakti që ne e marrim këtë nismë në fillim të mandatit të tretë është shumë domethënës që tregon se ne duam të përmirësohemi cdo ditë dhe të bëjmë më mirë. Ashtu si tregon se nuk jemi të shkëputur nga realiteti dhe gjithmonë ndjejmë nevojën për të dëgjuar njerëzit.

Këshillimi Kombëtar ka një sërë pyetjesh që lidhen me dilemat e vendimmarrjeve të rëndësishme që ne kemi përpara. Janë pyetje që ua kemi shtruar për të kuptuar se nga anon shumica. Dua ta përsëris që këtu bëhet fjalë për vendime që janë të qeverisë, nuk na mungojnë numrat për t’i marrë por kemi dilema për ti ndërmarrë. Ka të tjerë që thonë se Këshillimi Kombëtar është një nismë propagandistike sepse opinioni i qytetarëve nuk i intereson qeverisë. Por përse do duhej ta ndërmerrnim ne këtë nëse nuk do donim të dëgjonim opinionin e qytetarëve. Të gjitha këto janë në fakt janë dyshime të mirëkuptueshme por nuk kanë asnjë bazë. Ne e duam opinionin tuaj dhe duam t’i përfshijmë të gjithë në vendimmarrje. Dhe e fundit, ka njerëz që thonë se këto cështje nuk janë të rëndësishme dhe se ka të tjera më të rëndësishme. Natyrisht që është ashtu por besoj se edhe këto janë të rëndësishme.
Sepse unë besoj se është e rëndësishme të flitet për kursimet e emigrantëve shqiptarë, përpjekjet e të cilëve i dimë më së miri ne. Padiskutim që ka shumë kursime të emigrantëve të bëra në vite të cilat nuk janë të formalizuara por janë kursime nga puna në të zezë dhe që nuk mund të depozitohen nëpër banka as në vendet ku emigrantët janë dhe as këtu për arsye se procedurat janë të tilla që kërkojnë justifikime nëpërmjet dokumentash dhe të vendosin përpara vështirësi shumë të mëdha për t’i justifikuar. Këtu nuk flasim për para që vijnë nga droga, ato përjashtohen, po flasim për ata që kanë punuar. Për këtë arsye kemi vendosur të pyesim njerëzit a duhet që të vendosim që të të legalizohen paratë e emigrantëve të cilët i kanë fituar nga puna në të zezë? Ky është një vendim jo i lehtë për t’u marrë prandaj u lutem të gjithëve ta plotësojnë pyetësorin. Kjo në fund të fundit është një punë “beso dhe kontrollo” për të parë sesa qeveria do t’i marrë parasysh mendimet e qytetarëve. Secili duhet të bëjë pjesën e vetë, ta plotësojë atë pyetësor dhe ta kthejë mbrapsht pa asnjë shpenzim. Nuk dua të zgjatem më tutje për të gjithë temat por dua të pyes këtu së pari a e keni marrë pyetësorin dhe më pas nëse ndonjëri prej jush ka ndonjë shqetësim për të ngritur lidhur me pyetësorin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...