13.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

Ambasadori i Ukrainës në Tiranë: “Populli ukrainas po armatoset masivisht, falënderoj popullin shqiptar për armë”

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, përshkoi situatën e vështirë në vendin e tij nga sulmet e Rusisë, që kanë hyrë sot në ditën e tretë.

Në një konferencë për media, ambasadori ukrainas falënderoi popullin shqiptar për ndihmën, ndërsa shtoi se njerëzit në Ukrainë po blejnë masivisht armë.

“Njerëzit masivisht po shkojnë drejt reparteve ushtarakë, ngrenë strehime nëntokësore, blejnë armë, dhurojnë gjak, përgatisin molotov. Nëse deri dje shtete si Italia, Franca, Qipro, ishin kundër shkëputjes së Rusisë nga sistemi SWIFT, sapo kemi marrë një konfirmim për ndryshimin e qëndrimit. Deri më sot 198 civilë ukrainas kanë humbur jetën, mes të cilëve edhe tre fëmijë. 1115 persona janë plagosur, mes të cilëve 33 fëmijë. Pala ruse ka humbur 14 avionë, 8 helikopterë, 102 tanke, 200 ushtarë janë të plagosur, 3500 ushtarë janë të vrarë. Ukraina i ka bërë thirrje Kryqit të Kuq Ndërkombëtarë që të transportojë rusët e vdekur. U bëj thirrje shoqërisë ruse e diplomatëve rusë të dënojnë luftën e sulmin. Ukraina është e pajisur me armë, por ekziston nevoja për ndihmë. Në ambasadë është ngritur një seli për ndihmë humanitare. Kushdo që ka kontaktuar më parë me ambasadën për të ofruar ndihmë, tani mund ta bëjë këtë vërtet. Falënderoj popullin shqiptar për armë”, tha ambasadori.

Bashkëshortja e ambasadorit: “Gratë kanë fuqi të madhe dhe vendosmëria e tyre ndonjëherë është më e fortë se çdolloj arme. Nëse keni zemër, ju ftoj t’i bashkoheni qëndrimit tonë, të dilni në rrugë dhe të protestoni kundër agresionit rus”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT