12.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Përkeqësohet situata e sigurisë në Ukrainë, OKB pezullon operacionet

Agjencitë e OKB-së dhe partnerët humanitarë po pezullojnë operacionet në Ukrainë “për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë”.

OKB-ja dhe partnerët e saj do të ruajnë praninë e tyre në të gjithë vendin dhe do të rifillojnë punën “pasi ta lejojë situata”, tha Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

Zëdhënësja e qeverisë ukrainase, Lyudmyla Denysova, thotë se më shumë se 210 civilë ukrainas janë vrarë dhe më shumë se 1,100 janë plagosur në pushtimin rus.

“Me mizori të paparë, armiku po shkatërron ndërtesat e banimit, spitalet, kopshtet dhe shkollat, duke u hequr të drejtën për të jetuar djemve dhe vajzave të tokës ukrainase, përfshirë fëmijët”, tha ajo në një postim në rrjetet sociale.

Denysova dha shembuj të disa prej vdekjeve civile, duke përfshirë një fëmijë të vrarë nga bombardimet e një spitali në Kiev dhe një grua të vrarë pasi një raketë goditi një ndërtesë banimi në Kharkiv.

Ajo bëri thirrje që Rusia të “dënohet ashpër për këto krime”.

“Ukraina po i shënon të gjitha këto fakte dhe do t’ia kalojë gjykatës ushtarake në Hagë,” tha ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...