25.4 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Rusët hapin profile të rreme në rrjetet sociale duke e trajtuar Ukrainën si ‘peng të Perëndimit’

Kompania e mediave sociale Meta, e cila zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp, thotë se grupet pro-ruse kanë nisur fushata dezinformuese duke përdorur profile të rreme ose llogari të hakuara për të portretizuar Ukrainën si një “peng në duart perëndimore”.

Sipas mediave të huaja, Meta thotë se ka mbyllur llogaritë e rreme dhe ka bllokuar ndarjen e adresave të internetit që lidhen me faqet që përhapin lajme të rreme.

Këto grupe “drejtojnë faqe interneti që paraqiten si subjekte të pavarura të lajmeve dhe krijojnë profile të rreme në platformat e mediave sociale, duke përfshirë Facebook, Instagram, Twitter, YouTube, Telegram dhe gjithashtu (rrjetet ruse) Odnoklassniki dhe VK”, tha Meta në një postim në blog, duke theksuar se kjo kishte bllokuar një numër të madh llogarish false të lidhura me shtetin rus.

“Në disa raste, ata përdorën fotografi të profilit të cilat ndoshta janë krijuar duke përdorur teknika të inteligjencës artificiale”, thotë kompania.

Rrjeti i vogël i llogarive të rreme në Facebook dhe Instagram i zbuluar nga Meta synonte njerëz në Ukrainë dhe ndihmoi në përhapjen e informacionit të rremë në lidhje me përpjekjet e atij vendi për t’u mbrojtur kundër pushtimit rus.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...