26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Huadhënësi më i madh rus largohet nga tregu europian, pasojat ekonomike filluan të ndihen

Në një kohë që luftimet në Ukrainë kanë hyrë në ditën e tyre të shtatë, pasojat ekonomike kanë nisut të ndihen kudo.

Huadhënësi më i madh rus largohet nga tregu europian

Huadhënësi më i madh rus, Sberbank, ka njoftuar se po largohet nga tregu evropian pasi filialet e tij atje përballen me tërheqje të mëdha parash.

Banka tha se nuk ishte më në gjendje të furnizonte likuiditet për bankat e saj në degët evropiane, por se niveli i saj i kapitalit dhe cilësia e aseteve ishin të mjaftueshme për të bërë pagesa për të gjithë depozituesit.

Të martën, dega evropiane e Sberbank u urdhërua të mbyllej nga Banka Qendrore Evropiane, e cila kishte paralajmëruar se do të përballej me dështimin për shkak të rrjedhjes së depozitave pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

Bursa e Moskës e mbyllur për tri ditë me radhë

Tregtimi në bursën e Moskës do të pezullohet për të tretën ditë me radhë, ka njoftuar Banka Qendrore e Rusisë përmes një deklarate.

Megjithatë, ajo do të ofrojë disa shërbime të kufizuara për herë të parë këtë javë.

Këto vendime janë marrë pas valuta ruse, rubla, është zhvlerësuar në nivele rekorde dhe kompanitë ruse jashtë shtetit janë përballur me rënie të vlerës së aksioneve.

Nafta arrin në 110 dollarë për fuçi pavarësisht masave emergjente

Çmimet e naftës janë rritur në tregjet ndërkombëtare të energjisë, pavarësisht masave të reja që synojnë qetësimin e shqetësimeve për ndikimin e pushtimit të Ukrainës.

Nafta e papërpunuar Brent – pikë referimi ndërkombëtar për çmimet e naftës – ka kaluar 110 dollarë (82 £) për fuçi, duke shënuar nivelin më të lartë të parë në më shumë se shtatë vjet.

Rritja erdhi edhe pasi anëtarët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë ranë dakord të fusnin në treg 60 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...