26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Të burgosurit do të votojnë në 6 Mars, ja dy qëndrat e votimit

Në zgjedhjet vendore të 6 Marsit, të drejtën e votës do e ushtorjnë edhe rreth 200 të burgosur dhe paraburgosur. Burgu i Rrogozhinës dhe ai i Durrësit do jenë dy qëndra votimi këtë të dielë, për shkak se në të dyja këto qytete mbahen zgjedhjet vendore, ku do zgjidhet kryetari i bashkisë.

Të burgosurit që vuajnë dënimet në këto burgje, nuk votojnë se janë banorë të përhershëm në këto zona, por për shkak të drejtës për ushtrimin e votës. Dhe për këtë shkak do votojnë në qytetin, ku edhe vuajnë dënimin.

Gjithashtu mësohet se janë të paktën 250 të burgosur të tjerë pas këtyre IEVP, të cilët nuk do lejohen të votojnë pasi preken nga ligji i dekriminalizimit. Referuar këtij ligji, e drejta e votës u mohohet të dënuarve për vepra të rënda penale si vrasje, trafik droge apo organizatë kriminale.

Mohimi i të drejtes së votës për të dënuarit për krime të rënda u aplikua për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Për këtë ligj disa padi janë dërguar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit do të marrin pjesë 11 parti me 18 kandidatë në 6 bashki që janë në garë.

Të gjitha partitë do të garojnë veçmas përveç LSI dhe PDK që janë bashkuar me kandidatët e mbështetur nga Sali Berisha në koalicionin “Shtëpia e Lirë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...