26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Maqedonia e Veriut mbështet antarësimin e Kosovës në NATO

Pas Turqisë e Kroacisë, edhe Maqedonia e Veriut mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO. Këtë e bëri të ditur sonte në ClickPlus në TV21 kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Xhaferi tha se nëse bien dakord të gjitha vendet anëtare, duhet të përshpejtohet anëtarësimi i Kosovës në NATO.

“Duke i pasur parasysh të gjitha lëvizjet globale, gjeostrategjike, gjeopolitike, ushtarake, s’do mend që ato procedura nga vendet anëtare, nëse bien dakord gjitha vendet anëtare, duhet të përshpejtohen dhe duhet të shkurtohen komfor situatës së krijuar. Unë jam i bindur që Kosova edhe e ka edhe do ta ketë edhe e ka pasur këtë mbështetje në cilëndo formë që do të mund të materializohet dhe të procesuohet ajo përpjekje e NATO-s”, deklaroi mes tjerash Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Ndyshe, më 1 mars, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan pas një takimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se Turqia e mbështetë dhe do të avokojë për pranimin e Kosovës në NATO.

“Nuk kemi nevojë për lejen e askujt për të mbështetur procesin e anëtarësimit në NATO. Ne kemi ndërmarrë hapa, siç bëmë në rastin e njohjes, po ashtu do të bëjmë edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO”, tha Erdogan.

Mbështetje për anëtarësim të Republikës së Kosovës në NATO ka ardhur edhe nga Kroacia, gjegjësisht nga presidenti kroat, Zoran Milanoviç, i cili tha se Kosova përveç anëtarësimit në NATO, së bashku me Bosnje e Hercegovinën duhet të merr statusin e vendit kandidat për anëtarësim në B

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...