25.2 C
Tiranë
Wednesday, July 15, 2026

Ministri i jashtëm i Rusisë gjatë konferencës :” Lufta e tretë botërore, është vetëm në mendjen e politikanëve perëndimorë”

Ministri i jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov është duke mbajtur një konferencë gjatë ditës së sotme, për mediat ndërkombëtare, ku ka folur për konfliktin në Ukrainë.

Lavrov tha se ukrainasit e shtynë qëllimisht takimin për ditën e sotme, dhe kushti i rusëve ka qenë që negociatat të jenë të barabarta.

Ai ka përsëritur deklaratat e tij se një luftë e tretë botërore mund të jetë vetëm “luftë bërthamore”.

Sipas Lavrov, lufta e tretë botërore, është vetëm në mendjen e politikanëve perëndimorë, dhe jo në kokën e popullit rus.

“Nëse bëhet një luftë e vërtetë kundër nesh, atëherë ata që bëjnë plane të tilla duhet të mendojnë për këtë dhe për mendimin tim plane të tilla po bëhen,” thotë ai.

Ndërkohë që i pyetur nga gazetari i France 24 nëse Putin mbështet rikthimin në pushtet të Viktor Yanukovych, Lavrov tha se e ardhmja do të vendoset nga vetë qytetarët e Ukrainës.

“Aktualisht pyetja për të ardhmen e Ukrainës është diçka që do e vendosin qytetarët e Ukrainës”.

Sa i takon pyetjes se si e bën gjumin në një kohë që vriten civilë në Ukrainë, Lavrov nuk preferoi që të bënte shumë komente, duke thënë më herët se populli i Luhans dhe Donesk janë ndjerë të shtypur.

“Nuk mund të them asgjë më shumë sesa këto që thashë”.

“Nëse doni të dini pozicionin tim, unë e kam bërë të qartë në çdo deklaratë timen. Ju doni të merrni përgjigjen që doni, çdo veprim ka pasoja”.

Gjatë intervistës, Lavrov e krahasoi SHBA-në me Gjermaninë naziste, dhe shtoi se Biden ndikon në vendimet që merr Zelensky dhe sa i takon çështjes së negociatave mes dy vendeve.

‘Do të përpiqem që të shpjegoj, ne jemi gati për bisedime, edhe me presidentin Zelensky, presidenti Putin ka rënë dakord për bisedime. Zelensky ka rënë dakord, por më pas ndërroi mendje, ndoshta i ndikuar nga amerikanët dhe i shtyu negociatat. Ne jemi gati për negociata, por ne do të vazhdojmë me operacionin që kemi nisur në Ukrainë. Demilitarizimi do të përmbyllet’, u shpreh ministri i jashtëm rus.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“541 të dënuar dalin sot nga burgu”, nis zbatimi i amnistisë penale! Ja kush...

0
Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë...

Po kalonte në vijat e bardha, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

0
Një aksident me pasojë plagosjen e një 13-vjeçari është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur...

“E punësuan dhe u boshatisi arkën brenda ditës”, si dyshohet se 5 mijë euro...

0
Ajo u prezantua si një grua në kërkim të një vendi pune, por sipas hetimeve, pas kërkesës për punësim fshihej një plan i mirëorganizuar...

“Nuk është tepër vonë, flisni me ne”, mister pas vdekjes së 28-vjeçarit shqiptar në...

0
Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Britaninë e Madhe, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të...

“Nëse do të vdesim, do të vdesim bashkë”, rrëfimi tronditës i gruas që shpëtoi...

0
Svetlana Grković nuk e lëshoi për asnjë çast bashkëshortin e saj, Ljubiša Karović, në momentet më të frikshme të jetës së tyre. Teksa 61-vjeçari...