14.5 C
Tiranë
Sunday, May 24, 2026
spot_img

Lavrov: “Rusia nuk do të lejojë shkeljen e përhershme të interesave të saj dhe do të vazhdojë operacionin në Ukrainë, pavarësisht negociatave”

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka përsëritur qëndrimin e Moskës se “operacioni” që ka nisur në Ukrainë “ka synim infrastrukturën ushtarake” të vendit dhe jo civilët.

Lavrov ndër të tjera konfirmoi të enjten në konferencën për shtyp se Moska do të ulet për të negociuar me Kievin sot dhe siguroi se ata do të gjejnë një zgjidhje për situatën.

“Kushtet minimale për ne dihen, ato po diskutohen veçanërisht në negociatat me palën ukrainase, siç ishte në Gomel, siç duhet të mbahet sot”, tha ai.

Por Lavrov u kujdes të thotë edhe se “delegacioni ukrainas pret indikacione nga Uashingtoni në negociata”.

“I takon vetë popullit ukrainas, ose më saktë të gjithë popujve që jetojnë në Ukrainën multi-etnike, të vendosin se si duhet të jetojë Ukraina dhe kush duhet të zgjidhet për ta udhëhequr atë”, tha Lavrov.

Sipas tij, kërkesat nga pala ruse për zgjidhjen e situatës “janë minimale”.

“Nuk na mungon vullneti i mirë, por nuk mund dhe nuk do të lejojmë që interesat tona të cenohen vazhdimisht në mënyrën më brutale duke krijuar kërcënime fizike për sigurinë e Rusisë”, tha diplomati rus.

Ministri i Jashtëm përsëriti se “Moska nuk do të lejojë asnjë provokim ta çekuilibrojë atë” dhe se është “e gatshme të dialogojë me Perëndimin bazuar në interesat e secilit”.

“Rusia nuk do të lejojë shkeljen e përhershme të interesave të saj dhe do të vazhdojë operacionin në Ukrainë, pavarësisht negociatave”, theksoi Lavrov.

“Evropa po përpiqet të mbyllë mediat ruse që mbulojnë atë që po ndodh në Ukrainë”, tha ai, duke denoncuar Perëndimin se “qëllimisht krijon një imazh negativ për Rusinë, duke e paraqitur atë si “të keqe absolute”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kuvendi miraton me 110 vota ndryshimet në rregullore, pas marrëveshjes PS–PD; SPAK nuk do...

0
Kuvendi ka miratuar me 110 vota pro ndryshimet në rregulloren parlamentare, pas një dakordësie mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që solli tërheqjen e...

FIFA po shqyrton zgjerimin e Kupës së Botës pas 2026: “Ideja ende larg realizimit”

0
Me afrimin e Kupës së Botës 2026, FIFA ka nisur të diskutojë mundësitë për ndryshime të mëtejshme në formatin e turneut pas përfundimit të...

Nëna e Matthew Perry-t dëshmon në gjykatë: “Ish-asistenti nuk e mbrojti dhe u përfshi...

0
Suzanne Perry, nëna e aktorit të ndjerë Matthew Perry, ka dëshmuar në gjykatë gjatë seancës së dënimit të ish-asistentit të tij, Kenneth Iwamasa, i...

Britania e Madhe akordon 23 milionë euro për luftën kundër Ebola-s në Kongo; OBSH...

0
Britania e Madhe ka njoftuar një paketë të re financimi deri në 23 milionë euro për të mbështetur përpjekjet kundër përhapjes së Ebola-s në...

Ekspertët e shëndetit mendor: “Si ta përballoni një ndarje dhe gabimet që e zgjasin...

0
Ekspertët e shëndetit mendor theksojnë se ndarjet në marrëdhënie janë gjithmonë të vështira dhe përjetohen ndryshe nga çdo individ, duke sjellë emocione si trishtim,...