26.5 C
Tiranë
Sunday, May 24, 2026
spot_img

Lufta ndikon ne tregjet botërore, rritet kursi i këmbimit të euros

Ndikimet negative të situatës që ka krijuar lufta në tregjet botërore po ndihen edhe më të forta në kursin e këmbimit valutor.

Leku humbi dukshëm terren të enjten ndaj gjithë monedhave kryesore. Raporti që prek më dukshëm ekonominë shqiptare, ai mes lekut dhe euros shënoi një lëvizje të fortë në favor të monedhës europiane.

Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të enjten me 122.68 lekë. Euro fitoi afërsisht një pikë krahasuar me ditën e mërkurë dhe preku nivelin më të larta në kursin e këmbimit me lekun që prej nëntorit të vitit të kaluar.

Me bazë ditore, kjo është rritja më e lartë e kursit të euros që nga shpërthimi i pandemisë. Në muajin nëntor, mbiçmimi i euros pati ardhur kryesisht për shkak të një kërkese në rritje për të financuar importet e energjisë elektrike. Por, mbiçmimi nuk zgjati shumë, edhe falë kreditimit direkt në monedhën euro për kompanitë e sektorit energjetik.

Ndërsa tani ekspertët shprehen se mbiçmimi i euros është i lidhur direkt me krizën e çmimeve që ka shkaktuar lufta në Ukrainë. Rritja e çmimeve të lëndëve të para ka shtrenjtuar importet, ndërsa frika se ato mund të rriten edhe më shumë në të ardhmen po shtyn drejt blerjes së sasive më të mëdha të mallrave. Burime nga bankat tregtare bëjnë të ditur se ditët e fundit ka pasur blerje të mëdha të euros nga kompani importuese, kryesisht nga sektorit energjetik, kompani të industrisë përpunuese, të sektorit farmaceutik, etj. Sipas tyre, me shumë të ngjarë kursi i euros ka hyrë në një spirale rritëse, sepse një mbiçmim i shpejtë, i kombinuar me situatën shqetësuese globale, zakonisht i shtyn aktorët e tregut në panik dhe faktori psikologjik do të luajë një rol të madh.

Për herë të fundit, një tendencë e tillë u vërejt në fillim të pandemisë së Covid 19. Konsumatorët nisën të blinin sasi të mëdha të mallrave të konsumit, duke rritur kërkesën dhe duke i shtyrë tregtarët të importonin sasi të mëdha. Kjo krijoi kërkesë të madhe për valutë dhe mbiçmim të lartë të euros në harkun e pak ditëve. Siç ndodh zakonisht, kjo krijoi pritshmëri për mbiçmim të euros, duke nxitur më tej kërkesën për valutën europiane dhe duke prodhuar një efekt domino.

Situata u qetësua vetëm pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, që shiti euro për të kënaqur kërkesën e tregut dhe për të frenuar mbiçmimin e monedhës europiane. Nëse një situatë e ngjashme me fillimin e pandemisë përsëritet, mund të paraqitet nevoja që Banka e Shqipërisë të ndërhyjë sërish për të qetësuar kursin e këmbimit. Banka qendrore disponon një rezervë valutore prej pesë miliardë eurosh, megjithatë zakonisht shumat që nevojiten për të frenuar panikun në tregun valutor shqiptar nuk janë shumë të mëdha. Në mars 2020, Banka e Shqipërisë shiti 20.4 milionë euro gjatë dy ditëve dhe kjo mjaftoi për të ndalur mbiçmimin e euros në tregun valutor.

Ekspertët e tregut shprehen se për momentin nuk presin një ndërhyrje të Bankës së Shqipërisë, por një skenar i tillë nuk mund të përjashtohet, nëse euro vijon të forcohet me ritmet e ditës së enjte. Megjithëse Shqipëria adopton një regjim të lirë të kursit të këmbimit, Banka e Shqipërisë mund të ndërhyjë në momente të caktuara, kur e vlerëson si instrument të nevojshëm në funksion të objektivave të inflacionit dhe të ruajtjes së stabilitetit financiar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kuvendi miraton me 110 vota ndryshimet në rregullore, pas marrëveshjes PS–PD; SPAK nuk do...

0
Kuvendi ka miratuar me 110 vota pro ndryshimet në rregulloren parlamentare, pas një dakordësie mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që solli tërheqjen e...

FIFA po shqyrton zgjerimin e Kupës së Botës pas 2026: “Ideja ende larg realizimit”

0
Me afrimin e Kupës së Botës 2026, FIFA ka nisur të diskutojë mundësitë për ndryshime të mëtejshme në formatin e turneut pas përfundimit të...

Nëna e Matthew Perry-t dëshmon në gjykatë: “Ish-asistenti nuk e mbrojti dhe u përfshi...

0
Suzanne Perry, nëna e aktorit të ndjerë Matthew Perry, ka dëshmuar në gjykatë gjatë seancës së dënimit të ish-asistentit të tij, Kenneth Iwamasa, i...

Britania e Madhe akordon 23 milionë euro për luftën kundër Ebola-s në Kongo; OBSH...

0
Britania e Madhe ka njoftuar një paketë të re financimi deri në 23 milionë euro për të mbështetur përpjekjet kundër përhapjes së Ebola-s në...

Ekspertët e shëndetit mendor: “Si ta përballoni një ndarje dhe gabimet që e zgjasin...

0
Ekspertët e shëndetit mendor theksojnë se ndarjet në marrëdhënie janë gjithmonë të vështira dhe përjetohen ndryshe nga çdo individ, duke sjellë emocione si trishtim,...