29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Plagosja e Romeo Mecaj/ Merren në pyetje 15 persona mes tyre dhe një dëshmitar okular

Një numër i lartë personash janë pyetur në lidhje me ngjarjen e djeshme ku mbeti i plagosur Romeo Mecaj 33 vjec.

Rreth 15 persona mes tyre dëshmitar okular, familjar dhe shok të personit në fjalë të cilët nuk kanë dhënë ndonjë ndihmesë të rëndësishme për ngjarjen Në dëshminë e tyre të tillë persona kanë deklaruar se në dijeninë e tyre Romeo Mecaj nuk ka patur konflikte teksa kanë konfirmuar faktin se gjatë sezonit veror punonte si skafist, me skafe dhe gomone që çonte turistë në Karaburun dhe Sazan teksa puna e lidhte me Delon Troqen të vrarë pak metra më tutje me të njëjtën skemë krimi në Maj 2021.

Nga ekspertiza në vendin e ngjarjes janë gjendur më tepër se 15 gëzhoja të armës së zjarrit kallashnikov. Gëzhojat kanë filluar nga dera e parë e Stadiumit Flamurtari duke përfunduar tek dera e dytë afro 15 metra më tutje Cka tregon se automjeti tip Nissan Pajero ka qenë në lëvizje në momentin e sulmit.

Mendohet se i plagosuri ka qenë në ecje e sipër për të gjetur vend parkim në lagjen Pavarësia ku jetonte. Për momentin dyshohen si dy ose më shumë autorë që goditën në drejtim të tij nga një automjet i vjedhur golf 5. Nuk përjashtohet as pista që personat të kenë zbritur nga makina në momentin kur kanë qëlluar në drejtim të tij. Gjatë ecjes nga plagët në trup makina e të plagosurit ka humbur kontrollin dhe është parkuar e ndezur duke u përplasur me një tjetër makinë golf e një prej banorëve të lagjes. Plumbat kanë ardhur të gjitha nga ana e shoferit.

Ai mendohet të jetë survejuar prej ditësh ndërsa autorët dyshohet se kanë ardhur nga drejtimi i zonës së Aleksandrisë për tu larguar në zonën e shtatë pallateve në Ujin e Ftohtë Vlorë ku kanë djegur dhe makinën pikërisht në zonën ku në maj 2020 u vra me pesë plumba tek dera e shtëpisë Kristjan Breshani, cka tregon se autorët njohës të mirë të zonës të cilët mund të kenë lidhje me disa krime në qytet. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë pa dhënë ndonjë detaj me rëndësi për policinë pasi zona ishte në errësirë të plotë dhe autorët mendohet të maskuar teksa kanë goditur në një pjesë ku s’ka kamera sigurie.

Kamerat e sigurisë kanë kapur vetëm momentin ku automjeti Nissan Pajero përplaset dhe drejtuesi ka humbur ndjenjat. Pista kryesore e hetimit mbeten pikërisht pazaret e drogës, nuk përjashtohet as krim për shkak të konflikteve të grupeve që merren me lëndë narkotike midis Spanjës dhe Belgjikës .Policia ndërkohë vijon hetimet ndërsa 33 vjeçari Romeo Meçaj dje rreth orës 22:30 minuta ka mbërritur në spital me urgjencë në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore pasi i është ndaluar hemorragjia në spitalin e Vlorë por sërish plagët e marra në kraharor, afër zemrës, dhe në këmbë ishin mjaftë të rënda 33 vjeçari prej disa orësh lufton për jetën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...