17.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Rritje rekord e euros, brenda një jave 4.7% rritje mbi lekun

Euro u forcua përsëri me ritme të shpejta në kursin e këmbimit me lekun ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 127.08 lekë, në rritje me 2.5 pikë krahasuar me ditën e hënë.

Në harkun e një javë, euro është mbiçmuar me 4.7% ndaj lekut dhe ka shënuar një rekord të ri për dy vitet e fundit. Tendenca e forcimit të euros është e ngjashme me atë që u shënua në fund të marsit 2020.

Në atë rast faktori që nxiti zhvlerësimin e monedhës vendase kishte qenë pandemia, ndërsa në këtë rast shtysa ka qenë lufta në Ukrainë dhe pasojat e rënda që ajo po sjell në tregjet e lëndëve të para.

Shtrenjtimi i naftës, energjisë dhe produkteve ushqimore po ndjehet edhe në Shqipëri, i përkthyer në shtrenjtim të importit të tyre, por edhe një lloj nxitimi për të krijuar rezerva, duke marrë në konsideratë periudhën e trazuar ku ndodhen tregjet dhe pritshmëritë pesimiste për të ardhmen. Ekspertët mendojnë se tregu i këmbimeve valutore është përfshirë tashmë edhe nga një lloj paniku, që po nxit më tej kërkesën për të blerë euro, pikërisht për shkak të forcimit të shpejtë të valutës europiane.

Një mbiçmim i shpejtë i euros përfaqëson një faktor shtesë rreziku në raport me inflacionin në rritje që po godet ekonominë. Duke qenë se Shqipëria i importon shumicën e mallrave të konsumit dhe duke qenë se euro është monedha kryesore në të cilën blihen këto mallra, një nënçmim i lekut kundrejt saj do të prodhojë një efekt inflacionist shtesë në ekonomi.

Deri para dy javësh, Banka e Shqipërisë i qëndronte projeksionit bazë për një inflacion kalimtar që do të fillohej të zbehej në gjysmën e dytë të këtij viti. Lufta në Europën Lindore e ka bërë tashmë shumë më të madh rrezikun inflacionist dhe pasigurinë për të ardhmen.

Ekonomia shqiptare ka një pozicion të jashtëm deficitar në mallra dhe shërbime, ndaj në terma neto një nënçmim i monedhës prodhon efekt negativ, të shprehur në zgjerimin e deficitit të llogarisë korrente.

Importuesit kanë kosto më të mëdha të blerjes së mallrave dhe shërbimeve jashtë vendit, ndërsa përfitues janë eksportuesit e mallrave dhe shërbimeve, që shesin në euro, por që i kanë shumicën e shpenzimeve në lekë. Sidoqoftë, edhe për ato subjekte që kanë të ardhura në euro, përfitimi është marxhinal, për shkak të efektit inflacionist shtesë që sjell një mbiçmim i shpejtë i monedhës europiane.

Nga ana tjetër, një forcim i shpejtë i euros mund të jetë burim rreziqesh edhe për sektorin financiar, ku një pjesë e mirë e kredisë është e ekspozuar ndaj rrezikut të kursit të këmbimit. Sipas Bankës së Shqipërisë afërsisht gjysma e portofolit të kredisë për ekonominë është në valutë të huaj, ndërsa 37% e kredisë në valutë (më pak se 20% e kredisë totale) është e ekspozuar ndaj rrezikut të kursit të këmbimit.

Huamarrësit në euro me të ardhura në lekë janë ata që humbasin shumë nga forcimi i euros, ndërsa përfitime në pamje të parë kanë individët dhe subjektet që kanë kursime në euro. Sidoqoftë, edhe ky përfitim mund të jetë relativ, sepse, veç efektit inflacionist të zhvlerësimit të kursit, shumica e aseteve me vlerë të madhe në ekonomi kuotohen në euro dhe jo në lekë.

Implikimet e luhatjeve të forta të kursit të këmbimit në inflacion dhe në stabilitetin financiar janë situata që mund të justifikojnë një ndërhyrje të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor. Ndërhyrja e fundit e këtij lloji ndodhi dy vjet më parë, në fund të marsit 2020, kur një panik i ngjashëm pati sjellë zhvlerësim të shpejtë të lekut në kursin e këmbimit me euron, me rreth 6.5% në harkun e 10 ditëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....

Tensioni rritet në Gjirin Persik: Irani arreston mbi 500 persona, ekzekuton shtetasin suedez

0
Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar dukshëm, pasi autoritetet iraniane kanë intensifikuar arrestimet dhe akuzat për spiunazh. Qeveria iraniane raporton mbi 500 persona të...

“Vazhdoni të dërgoni raportet”, Mossad intensifikon rekrutimet online në Iran

0
Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Mossad ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale për të rekrutuar individë brenda Iran, duke synuar mbledhjen...

“Imagjino të mos kisha valë… do çmendeshin familjarët”, Rozana Radi reagon ndaj lajmit të...

0
Një lajm i pavërtetë që qarkulloi në rrjetet sociale, ku pretendohej se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën, ka shkaktuar konfuzion dhe...

“Pasoja të pakontrollueshme për botën”, Masoud Pezeshkian dënon sulmet e SHBA-së dhe Israel ndaj...

0
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Israel mbi infrastrukturën energjetike të Iran, duke paralajmëruar...