10.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

51 persona përfituan ndihmë ekonomike pa të drejtë, arrestohet punonjësia e bashkisë në Shkodër

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin “Mashtrimi”, ku kanë nisur hetimet për shtetasen R. S., 41 vjeçe, me detyrë administratore sociale në bashkinë Vau i Dejës, dhe 51 persona të tjerë, që kishin përfituar ndihmë ekonomike, jashtë kushteve që parashikon ligji.

Këta persona prej disa vitesh trajtoheshin me ndihmë ekonomike, në një kohë kur një pjesë e mirë e tyre kanë qenë emigrantë jashtë vendit. Nuk dihet ende dëmi që i është shkaktuar buxhetit të bashkisë nga dhënia e jashtëligjshme e këtyre ndihmave.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mashtrimi”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Shkodër.

Procedohet penalisht administratorja sociale e bashkisë Vau i Dejës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Procedohen penalisht 51 shtetas që kanë përfituar ndihmën ekonomike nga kjo bashki, me anë të mashtrimit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik dhe financiar, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë  organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mashtrimi”.

Si rezultat i këtij operacioni u proceduan 51 shtetas, të gjithë banues në Vig-Mnelë, Vau i Dejës, për veprën penale “Mashtrimi”. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë përfituar me anë të mashtrimit, që nga viti 2017, ndihmën ekonomike që ofron bashkia Vau i Dejës.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasja R. S., 41 vjeçe, me detyrë administratore sociale në bashkinë Vau i Dejës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, sepse në kundërshtim me ligjin, ka bërë pjesë të skemës së ndihmës ekonomike, shtetasit e lartpërmendur, të cilët kanë qenë jashtë vendit ose nuk plotësonin kriteret për të përfituar ndihmën ekonomike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...