29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

“Unë nuk jetoj i izoluar nga populli”/ Rama: “Kemi marrë përsipër 5-fishin e barrës financiare të faturës së energjisë”

Kryeministri Edi Rama shprehet se nëse qeveria nuk do të kishte ndërhyrë për rregullimin e çmimit të energjisë elektrike, fatura për familjarët do të kapte shifra mbi 200 mijë lekë.

Rama u shpreh se kundërshtarët politikë po përpiqen të përdorin edhe bombat në Ukrainë për të nxjerrë popullin në rrugë.

“Çmimi me të cilin ne e sigurojmë energjinë është 61 lekë. Që të jemi korrektë, përtej kësaj rritje mesatarja në Janar-Shkurt ka qenë 5 herë më e madhe se ajo që keni paguar ju në faturë. Mbase shumë prej jush nuk e kanë pasur mendjen të dëgjojnë sepse qeveritë gjykohen për atë që ndodh. Ne nuk po lëmë të ndodhë diçka më të madhe. Po veprojmë si asnjë qeveri më parë. Kemi marrë përsipër 5-fishin e barrës financiare të faturës së energjisë. Unë nuk jetoj i izoluar nga populli.

Kjo qeveri nuk ka asnjë metër tjetër për të matur gjërat. Të tjerë kolegë në rajon dhe Europë më thonë kjo është një çmenduri financiare. Këtij populli i ra taksirati më shumë me tërmetin. Qeveria bashkë me ju do rezistojë bashkë ju dhe ju do keni transparencën e kësaj çmendurie financiare të shkuar aty. Pulsi i kësaj qeverie ecën me këtë popull duan apo nuk duan ata që shajnë dhe ngrenë akuza për të helmuar sa më shumë njerëz dhe për të ngrënë sa më shumë nga mishi i tyre i helmuar.

Edhe bombat mbi Ukrainë dhe tregjet e energjisë të shfrytëzohen për politikë duke u shfaqur të maskuar si shoqëri civile. Ky është një turp. Ky është një kulm. Luftën as nuk e nisi Shqipëria dhe as nuk e ndal dot Shqipëria. Shqiptarët duhet ta përballojnë këtë sfidë me të paktën të njëjtin dinjitet që ato familje shqiptare të goditur pa dallime, e përballuan humbjen e gjithçkaje”, deklaroi Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...