24.2 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Vazhdojnë luftimet e ashpra në veriperëndim të Kievit dhe në disa qytete të tjera të Ukrainës

Luftimet e ashpra po zhvillohen të shtunën në veriperëndim të Kievit, kryeqytetit të Ukrainës, dhe në disa qytete të tjera, ndërsa trupat ruse janë grumbulluar 25 kilometra larg kryeqytetit.

Gjatë natës janë dëgjuar sirena që njoftonin banorët për sulme ajrore.

Ministria ruse e mbrojtjes thotë se ka shkatërruar një bazë ajrore ukrainase pranë qytetit të Vasilkivit. Një depo municioni aty pranë u tha gjithashtu se ishte shkatërruar.

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se të shtunën forcat ruse bombarduan një xhami në Mariupol, ku ishin strehuar 80 persona. Disa prej atyre që ndodheshin në xhami mendohet se ishin nga Turqia.

Disa korridore humanitare janë planifikuar të hapen të shtunën, duke u siguruar banorëve një kalim të sigurt për t’i shpëtuar dhunës në Kiev, Sumi e rajone të tjera.

Rusia e ka zgjeruar luftën e saj në Ukrainë duke vendosur nën shënjestër zonat në perëndim të vendit dhe duket se po rigrupon trupat pranë Kievit. Këto zhvillime vijnë ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj po rrisin sanksionet ndaj Moskës.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, i cili foli në kushte anonimiteti duke iu referuar informacioneve të zbulimit, konfirmoi se Rusia kishte nisur të godiste rajonat në perëndim të Ukrainës, sikurse aeroporte ushtarake që ndodhen në Lutsk dhe Ivano-Frankivsk të premten. Që nga fillimi i sulmit forcat ruse kanë lëshuar më shumë se 800 raketa duke goditur objektiva të ndryshëm në Ukrainë./ VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...