17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Basha takim me qytetarët që kaluan COVID-19, plani ynë ofron zgjidhje

Kreu i PD, Lulzim Basha pasi dëgjoi rrëfimet e qytetarëve që kaluan COVID-19 ka akuzuar Edi Ramën për mungesën e mbështetjes dhe  te ndihmës për pacientët dhe gjithe shqiptarët.Basha thotë se:Rama lan duart me statistika të rreme ndërkohë që për shëndetësinë s’ka para kurse për shqiptarët as mbështetje e as ndihmë.

Gjithashtu kreu i opozitës thotë se qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë, më shumë teste, më shumë zgjidhje. Ai garanton se së bashku shqiptarët do e mposhtin COVID-19 dhe do e kthejnë shpresën tek e ardhmja.

STATUSI NGA LULZIM BASHA
Gjatë takimit me në grup qytetarësh dëgjova rrëfimet e përballjes së tyre me COVID-19.Si Muharremi, Amarda, Aldi, Fahrija apo Xhemilja janë dhe shumë shqiptarë të tjerë që u mohohet ose u vonohet testimi, u jepen tepër vonë përgjigjet, duke i dhënë kohë sëmundjes të përparojë me pasoja fatale për shëndetin. Të gjithë qytetarët e infektuar, pa dallim i blejnë vetë barnat, që i kalojnë disa herë të ardhurat mujore të familjeve të tyre.
Spitalet janë plot, mjekët dhe infermierët të paktë, të stërlodhur dhe të pambrojtur, pajisjet dhe medikametet të pamjaftueshëm.
Edi Rama lan duart me statistika të rreme. Për shëndetësinë, qeveria e tij s’ka para. Për shqiptarët, ajo s’ka asnjë ndihmë, asnjë mbështetje. Për oligarkët dhe mafian e plehrave, paratë e buxhetit nuk mbarojnë.
800 milionë lekë i dha vetëm këtë javë nga buxheti inceneratorit të Elbasanit. 120 milionë euro ka ndarë Edi Rama për PPP-të në buxhetin e vitit tjetër. Asnjë lek për pandeminë.
Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Më shumë teste, më shumë ndihmë, më shumë zgjidhje. Plani ynë ofron zgjidhje dhe përfshin rimbursimin e plotë të shpenzimeve për personat e prekur me COVID që kurohen në shtëpi.
Bashkë do ta mposhtim këtë të keqe, shërojmë Shqipërinë e do ta kthejmë shpresën e shqiptarëve tek e ardhmja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...