28.3 C
Tiranë
Saturday, September 12, 2026

Basha takim me qytetarët që kaluan COVID-19, plani ynë ofron zgjidhje

Kreu i PD, Lulzim Basha pasi dëgjoi rrëfimet e qytetarëve që kaluan COVID-19 ka akuzuar Edi Ramën për mungesën e mbështetjes dhe  te ndihmës për pacientët dhe gjithe shqiptarët.Basha thotë se:Rama lan duart me statistika të rreme ndërkohë që për shëndetësinë s’ka para kurse për shqiptarët as mbështetje e as ndihmë.

Gjithashtu kreu i opozitës thotë se qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë, më shumë teste, më shumë zgjidhje. Ai garanton se së bashku shqiptarët do e mposhtin COVID-19 dhe do e kthejnë shpresën tek e ardhmja.

STATUSI NGA LULZIM BASHA
Gjatë takimit me në grup qytetarësh dëgjova rrëfimet e përballjes së tyre me COVID-19.Si Muharremi, Amarda, Aldi, Fahrija apo Xhemilja janë dhe shumë shqiptarë të tjerë që u mohohet ose u vonohet testimi, u jepen tepër vonë përgjigjet, duke i dhënë kohë sëmundjes të përparojë me pasoja fatale për shëndetin. Të gjithë qytetarët e infektuar, pa dallim i blejnë vetë barnat, që i kalojnë disa herë të ardhurat mujore të familjeve të tyre.
Spitalet janë plot, mjekët dhe infermierët të paktë, të stërlodhur dhe të pambrojtur, pajisjet dhe medikametet të pamjaftueshëm.
Edi Rama lan duart me statistika të rreme. Për shëndetësinë, qeveria e tij s’ka para. Për shqiptarët, ajo s’ka asnjë ndihmë, asnjë mbështetje. Për oligarkët dhe mafian e plehrave, paratë e buxhetit nuk mbarojnë.
800 milionë lekë i dha vetëm këtë javë nga buxheti inceneratorit të Elbasanit. 120 milionë euro ka ndarë Edi Rama për PPP-të në buxhetin e vitit tjetër. Asnjë lek për pandeminë.
Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Më shumë teste, më shumë ndihmë, më shumë zgjidhje. Plani ynë ofron zgjidhje dhe përfshin rimbursimin e plotë të shpenzimeve për personat e prekur me COVID që kurohen në shtëpi.
Bashkë do ta mposhtim këtë të keqe, shërojmë Shqipërinë e do ta kthejmë shpresën e shqiptarëve tek e ardhmja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Sa elektricistë të tjerë duhet të humbin jetën?”, Bozdo pas tragjedisë në Belsh: “Nuk...

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, ka reaguar pas vdekjes së një elektricisti 32-vjeçar në Belsh, duke ngritur shqetësimin për sigurinë e punonjësve që...

“Kërkojmë një proces të paanshëm”, Gucati: Nuk jemi mbledhur për të mbrojtur individin, por...

0
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar një proces të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së që po përballen...

“Ne jemi të lirë, do t’i presim të lirë”, Gjini: Ish-krerët e UÇK-së do...

0
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, deklaroi se ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë do të kthehen të...

“Paratë janë publike, rreziku është publik”, Tabaku: Krijohet një “arkipelag paligjshmërie”

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë për ngritjen e një sistemi institucionesh dhe korporatash shtetërore që, sipas saj, funksionojnë jashtë standardeve...

Goditet organizata ndërkombëtare e drogës në Spanjë, 172.5 kg narkotikë dhe 26 mijë euro...

0
Një organizatë kriminale e dyshuar për trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike përmes kompanive postare dhe shërbimeve të korrierëve është shkatërruar nga Guardia Civil në...