22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Ndjej neveri për shefat e opozitës: lidhur me Covid-19”, Rama: S’keni shans të merrni sërish pushtetin!

Në takimin e përjavshëm me gazetaret, Rama e nisi fjalën e tij me akuzat e opozitës, duke thënë se ndjen neveri dhe përbuzje për shefat e opozitës, ndërsa shtoi se shifrat e koronavirusit po rriten në të gjithë botën.

“Më lejoni të ndaj me publikun ndjenjën e neverisë dhe të përbuzjes për shefat e të ashtuquajturës opozitë, që janë cakërdisur deri në pikën ku shpresat e tyre të lodhura për pushtet i kanë mbështetur të gjitha tek ëndrra e një katastrofe shëndetësore.

Faktikisht janë bërë zëdhënës të panikut, zëdhënës të corodisë psikologjike dhe zëdhënës të një pesimizmi krejtësisht të fabrikuar për të krijuar sa më shumë dëshpërim në popull, përmes gënjeshtrash, sajesash, një propagande të shfrenuar, që dëmton seriozisht moralin e mjekëve, infermierëve, ekspertëve, që me shumë profesionalizëm e përkushtim po udhëheqin në këtë frontë.

Është e pajustifikueshme me asgjë, që sot t’u thuhet në mënyrë të përditshme njerëzve se spitalet janë në kolaps, cka nuk është e vërtetë, që njerëzit dergjen në dysheme, cka nuk është e vërtetë. Nuk është e vërtetë që qeveria po vjedh.

 

 

Është absurde, se për fat të keq, por edhe për fat të mirë, fakti është se numrat po rriten kudo. Po vjedh Kancelarja dhe qeveria gjermane, kryeministri britanik, presidenti francez? Është një absurd, që fatkeqësisht nuk vjen nga paditura, por nga qëllimi ogurzi për të nxitur panik, për të mbjellë cdo ditë dëshpërim dhe për të armiqësuar njerëzit me qeverinë. Shumë e dukshme, shumë vulgare, shumë e dënueshme si strategji politike për pushtet, për një pushtet që nuk kanë shans ta rimarrin, pasi e kishin dhe e shpërdoruan. Fatmirësisht ky virus nuk erdhi kur ishin ata, me shëndetësinë që kishin ata, se atëherë do të kishim parë se c’do të thotë tragjedi dhe katastrofë kombëtare. Si mund të gënjehet në këtë far feje, si mund të organizohet përditë një sulm i tillë pa fakte e shifra, në emër të opozitarizmit”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...