33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Protesta kundër rritjes së çmimeve, VOA: Qeveria njofton paketën e rezistencës sociale, protestuesit e quajnë të pamjaftueshme dhe të vonuar

Në Tiranë u mbajt sot për të pestën ditë protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve.

Folësit kryesorë pohuan se masat e qeverisë janë të vonuara dhe të pamjaftueshme. Ndërsa qeveria shpjegoi në disa takime publike Paketën më 7 pika të Rezistencës Sociale, ku parashikohen rimbursime dhe subvencione për të zbutur pasojat e rritjes së çmimeve.

Qytetarët e thirrur sërish përmes rrjeteve sociale u mblodhën sot në ditën e pestë të protestës kundër rritjes së çmimeve dhe mosmbikëqyrjes së tregjeve nga autoritetet shtetërore. Vendosmërisë së protestës iu shtua edhe lajmi se gjykata liroi të gjithë të arrestuarit nga policia në protestat e mëparshme.

Protestuesit iu përgjigjën edhe komenteve të kryeministrit Rama se i vinte turp që në Shqipëri protestohej për ndikimet e para të luftës së Ukrainës.

“Turp është të mos u shërbesh qytetarëve dhe të mos bësh punën, të thuash jemi në luftë dhe të udhëtosh për panaire turzimi” – tha Migen Qiraxhi, përfaqësues I organizatës “Qëndresa Qytetare” dhe një nga organizatorët e protestës.

Në stacionet e karburanteve u shfaqën sot çmimet e unifikuara për baftën dhe gazin, një nismë e qeverisë për të ngrirë përkohësisht fitimet e tregtarëve të kësaj fushe. Po ashtu nisi edhe zbatimi i paketës me 7 pika të rezistëncës sociale. Protestuesit pohuan se masat e qeverisë janë të pamjaftueshme dhe të vonuara.

“Thelbi i protestës është mbijetesa përballë tregjeve të shtrenjta dhe presioni qytetar ndaj autoriteteve duhet të vazhdojë. Masat që u njoftuan janë bamirësi, por jo një plan dinjitoz për dinjitoz për qytetarët” – thotë pedagogu Ervin Goci, veprimtar i shoqërisë civile.

Në të njëjtën kohë me protestën para zyrës së tij, kryeministri Edi Rama vizitoi disa biznese, ku shpjegoi paketën e ndërhyrjeve për përballimin e rritjes së çmimeve.

Ai theksoi se qeveria do të indeksojë pensionet, si dhe do të ndajë 3 mijë lekë në muaj përgjatë 3 muajve, për të kompensuar rritjen e çmimeve të shportës.

Paketa e Rezizistencës sociale parashikon mbështetje për fermerët që do ta blejnë naftën të pashoqëruar nga taksat. Masat parashikojnë kompensime për çmimin e biletës së transportit publik dhe të energjisë elektrike, si dhe rritjen e pagës minimale.

Partia Demokratike e opozitës deklaroi se paketa e qeverisë ishte një fasadë qesharake dhe një hi syve për të gënjyer qytetarët dhe nuk përmbante ndërhyrje themelore për të përballuar krizën ekonomike, ndërkohë që inflacioni është rritur ndjeshëm dhe 60% e çmimit abuziv të naftës janë taksa, nga të cilat qeveria përfiton 20 mln euro çdo muaj./VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...