24.2 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Qeveria e Ukrainës akuzon ushtrinë ruse për rrëmbimin e një kryebashkiaku tjetër në një zonë të pushtuar

Qeveria e Ukrainës ka akuzuar ushtrinë ruse për rrëmbimin e një kryebashkiaku tjetër në një zonë të pushtuar.

“Yevhen Matveyev u rrëmbye në qytetin jugor të Dniprorudne”, tha ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba në një postim në Twitter, duke akuzuar Rusinë për taktika “terrori”.

Më herët, Rusia emëroi një kryebashkiak të ri në Melitopol, pasi dyshohet se rrëmbeu kryetarin e mëparshëm të qytetit.

Presidenti i Ukrainës akuzoi gjithashtu Rusinë se po përpiqet të krijojë “pseudo-republika” për të copëtuar vendin e tij.

Në daljen e saj të parë publike, kryetarja e sapo-instaluar e Melitopolit, Galina Danilchenko u kërkoi banorëve të mos merrnin pjesë në “aksione ekstremiste” dhe deklaroi se detyra e saj kryesore ishte ndërtimi i “mekanizmave bazë sipas realitetit të ri”.

Qindra njerëz morën pjesë në një protestë jashtë bashkisë të shtunën për të kërkuar lirimin e kryebashkiakut Ivan Fedorov, i cili kishte refuzuar të bashkëpunonte me trupat ruse pas pushtimit të qytetit në ditën e tretë të sulmit.

Fedorov u pa për herë të fundit mbrëmjen e së premtes duke u tërhequr zvarrë nga qendra e qytetit nga disa njerëz të armatosur me një çantë mbi kokë.

Zyrtarët ukrainas shpërndanë një video dhe pretenduan se personat e armatosur ishin ushtarë rusë.

“Ne s’do bashkëpunojmë me rusët në asnjë mënyrë”, tha Fedorov për BBC në fillim të javës. “Ata nuk janë përpjekur të na ndihmojnë, nuk mund të na ndihmojnë dhe ne nuk duam ndihmën e tyre”.

Autoritetet ruse nuk kanë komentuar zhdukjen e tij, por zyra e prokurorit të rajonit separatist të Ukrainës lindore të Luhansk, e mbështetur nga Rusia, thuhet se e ka akuzuar atë për “veprimtari terroriste”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Fedorov dhe u ka kërkuar liderëve të Izraelit, Gjermanisë dhe Francës që të bëjnë presion ndaj Rusisë për ta liruar atë.

Në fjalimin e tij të fundit mbrëmjen e së shtunës, Zelensky tha se Rusia po krijonte “pseudo-republika” në Ukrainë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...

Horoskopi ditor, e Enjte, 18 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri. Mund të bëni hapa të rëndësishëm në një projekt personal ose profesional. Në dashuri, shmangni reagimet impulsive dhe...

Parashikimi I motit, e Enjte, 18 Qershor 2026

0
Për 18 qershorin, moti në Shqipëri parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë, me temperatura tipike verore. Në pjesën më të madhe të vendit...

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...