29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Gjirokastër, arrestohen dy shtetas strehonin emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy shtetas nga Lazarati pasi akuzohen për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Në prangat e uniformave blu kanë rënë Artan Meçi dhe Martin Koçiu të cilët strehonin kundrejt pagesës emigrantë të paligjshëm.

Policia gjatë kontrollit në banesë u ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pistoletë dhe municion luftarak në pronësi të Artan Meçit.

DVP Gjirokastër
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “ROAD GUARD 8”.
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Strehonin 5 emigrantë të paligjshëm që kishin si qëllim kalimin në vendet e BE-së, vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohet një armë zjarri, të cilën e mbante në banesë njëri nga të arrestuarit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër dhe Seksionin Operacional, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses operacionin policor “ROAD GUARD 8”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 51 vjeç dhe M. K., 28 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.
Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në vendin e quajtur “Ish-Pularia”, në fshatin Lazarat, kanë pritur dhe strehuar kundrejt fitimit, 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, të cilët kishin hyrë dhe qëndronin ilegalisht në Shqipëri, për të kaluar më pas në vendet e BE-së.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit A. M. u gjet 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit, municioni luftarak, 1 automjet dhe 2 aparate celulare.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...